Mbi 3 milionë netëqëndrime këtë vit – rritje e vazhdueshme e numrit të turistëve të huaj në vend

nga Xh M

Sektori i turizmit po shënon rezultate pozitive gjatë këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit, sipas të cilave janë realizuar mbi 3 milionë netëqëndrime, me një rritje të dukshme të numrit të turistëve të huaj në vend.

Sipas statistikave zyrtare, rritja e netëqëndrimeve është kryesisht rezultat i fluksit më të madh të vizitorëve nga jashtë, çka tregon interesin në rritje për Maqedoninë e Veriut si destinacion turistik. Ky trend pozitiv lidhet me përmirësimin e ofertës turistike, rritjen e lidhjeve ajrore dhe promovimin më intensiv të vendit në tregjet ndërkombëtare.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj vijnë nga vendet evropiane, ndërsa rritje e veçantë është vërejtur në turizmin urban, kulturor dhe liqenor. Institucionet përgjegjëse vlerësojnë se këto rezultate janë inkurajuese dhe përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Pritet që trendi pozitiv të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me aktivitete shtesë për përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, me synim pozicionimin e vendit si një destinacion tërheqës dhe konkurrues në rajon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More