Mbi 30 vende diskutojnë për luftimin e krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë organizuar një konferencë dy-ditore online për të diskutuar lidhur me sulmet kibernetike të cilat gjithnjë e më shumë po dëmtojnë bizneset dhe po cenojnë sigurinë kombëtare.

 

Përfaqësuesit e 30 vendeve nga Evropa, Lindja e Mesme, Afrika, Amerika e Jugut dhe Azia do të bashkohen me zyrtarët e administratës Biden në konferencën më 13-14 tetor për të shqyrtuar se si të luftojnë këto sulme duke përfshirë edhe bërjen më të vështirë të përdorimit të kriptomonedhave si mjet të pagesës.

Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu në mënyrën se si të ndiqen penalisht kriminelët në internet dhe si të veprohet me ato shtete që nuk adresojnë keqbërësit në internet që veprojnë brenda kufijve të tyre.

Related posts

Gjermania do të mirëpresë konferencën e paqes së Libisë

Redaksia

Dhjetëra qytetarë perëndimorë largohen nga Afganistani që nga tërheqja e SHBA-së

D V

Gjermania shënon 60-vjetorin e ndërtimit të Murit të Berlinit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More