Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbi 300 ankesa në AKE në nëntë muajt e parë të vitit, më së shumti për vlerën e fakturave

Shkup, 30 tetor, zhurnal.mk – Në nëntë muajt e parë të vitit 332 ankesa nga ana e qytetarëve janë dorëzuar deri te Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE). Në tremujorin e parë ka pasur 165 ankesa, në të dytin – 79, ndërsa në kuartalin e tretë – 88. Numri i ankesave këtë vit është më i vogël nga ai në vitin e kaluar kur në periudhën e njëjtë në AKE kanë arritur 464 ankesa.

Në këtë periudhë më së shumti ankesa ka pasur për dy operatorët e mëdhenj telekomunikues – Telekomi i Maqedonisë dhe A1. Nga ana e shfrytëzuesve të shërbimit të Telekomit të Maqedonisë në AKE kanë arritur 180 ankesa, ndërsa për A1 ka pasur 113. Për Telekabel Robi ka pasur gjithsej 6 ankesa, nga 2 në çdo kuartal, për Neotel-3, gjithashtu dhe për Total TV 2, ishin për IP Sistem, ndërsa 25 ankesa ishin për dhënësit tjerë të shërbimeve telekomunikuese, informojnë nga AKE.

Qytetarët më së shumti janë ankuar për shërbimet në telefoninë celulare dhe atë më së shumti të atyre të cilët kanë të bëjnë me telefoninë folëse për çka në AKE në këtë periudhë kanë arritur 51 ankesa. Me ankesa për internetin në celular deri te Agjencia janë drejtuar 19 qyetarë. Gjithsej 30 ankesa ka pasur edhe për problemet me transferimin e numrave, gjegjësisht për mundësinë që shfrytëzuesi të transferohet nga njëri operator në tjetrin. Në nëntë muajt ka pasur edhe 7 ankesa për shërbime në roaming dhe atë 3 për postën folëse dhe 4 për internet në roaming. Për telefoninë fikse, sërish, ka pasur 17 ankesa – 6 për telefoni fikse dhe 11 për internet fiks.

Pjesa më e madhe e ankesave të qytetarëve ka të bëjë me vlerën e llogarive, gjegjësisht shërbimet e paguara të cilat qytetari konsideron se nuk i ka marrë.

Nga të gjitha ankesat e arritura AKE ka miratuar tërësisht ose pjesërisht 55. Janë refuzuar 85, ndërsa 48 janë hedhur poshtë për shkak të jokompetencës – ankesës jo në kohë dhe arsye të ngjashme.

Agjencia për komunikime elektronike është instanca e dytë në të cilën drejtohen qytetarët për problemet me operatorët telekomunikues. Së pari, ato ligjërisht detyrohen ankesën ta dorëzojnë deri te operatori i cili ka obligim t’u kthejë përgjigje në afat prej 15 ditëve. Nëse ankesën e tyre operatori e hedh poshtë si të pabazë, shfrytëzuesi i shërbimeve mund të drejtohet deri te AKE me dorëzimin e dokumentacionit. Agjencia për ankesën e marrë nga shfrytëzuesi e informon operatorin për të cilin ka të bëjë ankesa, i cili në afat prej 15 ditëve duhet të përgjigjet.

Vendimin të cilin nëpër procedurë të konfirmuar do ta sjellë Agjencia është përfundimtar, por operatori ose qytetari ka mundësi ta ankimojë në procedurë gjyqësore.

Postime të ngjashme

Anketa/59.2 përqind e qytetarëve besojnë se shteti nuk ka kapacitet për të kryer regjistrim të drejtë dhe objektiv

T E

Sela: Shumica e atyre pa shtetësi janë shqiptar

B M

2674 qytetarë presin për të marrë shtetësi, Bushi pohon se Ligji duhet të ndryshohet

T E

Shekerinska: Nëse Karakaçanov dëshiron të jetë maqedonas, le të urdhërojë

T E

Filipçe: Lloji britanik është me formë më të lehtë të sëmundjes, përhapet më shpejt, nuk ka vend për panik

T E

Kuvendi miratoi Ligjin e ri me ndryshime për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...