Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Mbi 300 punëdhënës morën ndihmë shtetërore, por nuk u paguan pagat punëtorëve

Shkup, 4 shkurt – Punëdhënësit vijojnë praktikën negative. Marrin ndihmë shtetërore për pagat e punonjësve por nuk ua japin. Rreth një mijë punonjës nuk kanë marrë ende pagën e tyre të dhjetorit, megjithëse pronarët e tyre i kanë marrë paratë nga shteti. 306 punëdhënës do të mbajnë përgjegjësi penale, ndërsa emrat e ndërmarrjeve do të bëhen publike. Drejtoria e të Ardhurave Publike tashmë ka dërguar paralajmërime për kompanitë, pas çka do të vijojë bllokimi i llogarive.

77 punëdhënës janë nga sektori i tregtisë me pakicë të cilët kanë marrë ndihmë financiare prej dy milion denarësh dhe nuk ua kanë dhënë pagat 145 punëtorëve. 44 ndërmarrje që përgatisin vakte dhe shërbejnë ushqim kanë marrë ndihmë prej dy milion denarësh ndërsa 130 punonjësve nuk ua kanë lëshuar pagat, 26 kompani në industrinë e ndërtimit kanë marrë ndihmë prej 900 mijë denarë dhe 57 punonjësve të tyre nuk ua kanë lëshuar pagat – deklaroi Sanja Llukarevska – Drejtore e Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Ndihma financiare për pagesën e pagave është një nga masat që u shfrytëzua më së shumti në të katër pakot e masave ekonomike. Deri më tani, rreth 130 milion euro janë dhënë për këtë qëllim edhe atë njëqind mijë kompanive dhe afro 607 mijë punonjësve. Qëndrimi i të gjitha Odave dhe sindikatave është që kjo masë të vazhdojë në pakon e pestë, por Qeveria propozon të zëvendësojë masën me kredi pa interes. Deri nesër, Qeveria pritet të vendosë se cila masë do të jetë pjesë e grupit të ri të masave ekonomike.(Alsat-M)

Postime të ngjashme

Është rritur qarkullimi në tregtinë me pakicë

Z H

Në qershor rritje prej 9,5 për qind të prodhimtarisë industriale në nivel vjetor

Z H

BP: Treguesit e fundit makroekonomikë kryesisht lëvizin në kornizat e pritura

Z H

AUV do të promovojë fushatë për rëndësinë e etiketimit të ushqimit

Z H

Mbledhje të Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit

Z H

Rexhepi: Miratohet ligji për ndërtimet pa leje

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...