Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbi 3000 persona të ndaluar, BE dënon arrestimet në Rusi: Kjo gjë na shqetëson shumë

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim për protestat e fundjavës në Rusi, dhe për shoqërimin e mijëra personave që tubuan për lirimin e kryeopozitarit rus, Aleksei Navalny.

Situata në Rusi u trajtua të hënën me prioritet në tryezën e parë të përbashkët për vitin 2021 mes 27 ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ndërsa vende anëtare si Polonia dhe shtetet baltike kanë kërkuar sanksione kundër Kremlinit dhe rrethit të afërm të presidentit Vladimir Putin, kryediplomati i BE-së, Xhozeb Borel, dhe ai gjerman, Hajko Maas, bënë thirrje për lirimin e njëhershëm të protestuesve dhe Navalnit.

“Më shumë se 3 mijë persona raportohet se janë arrestuar. Kjo valë arrestimesh ne na shqetëosn shumë, sikundër edhe arrestimi i zotit Navalni.”– thotë Josep Borrell.

“Kushtetuta ruse ia njeh kujtdo në Rusi të drejtën që të shprehë opinione dhe të demonstrojë. Këto duhen lejuar dhe parimi i sundimit të ligjit duhet aplikuar, siç është zotuar edhe vetë Rusia.”– shton Heiko Maas.

Navalni u arrestua rreth një javë më parë me t’u kthyer në Moskë nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj pas helmimit me substanca kimike, siç pretendon ai, nga shërbimi informativ rus.

Në muajin tetor, BE-ja vendosi sanksione ndaj 6 zyrtarëve rusë dhe një instituti shkencor shtetëror për helmimin e kryeopozitarit rus.

Vetë zyrtari europian, Borel, ka planifikuar një vizitë në Moskë.

Protestat e së shtunës tërhoqën mijëra njerëz në qytetet kryesore ruse, rreth 15 mijë në Moskë.

Rusia akuzoi në fundjavë Perëndimin për ndërhyrje në punët e brendshme, për nxitjen e demonstratave pro opozitës dhe për inkurajimin e qytetarëve që të vepronin në shkelje të ligjit.

Postime të ngjashme

Numri i rasteve globalisht nga coronavirusi shkon mbi 200 milionë

D V

Vërshimet mund të rrezikojnë më shumë miliona njerëz

D V

Turqi: Zjarri përfshin termocentralin

D V

OBSH bën thirrje për shtyrjen e aplikimit të dozave përforcuese, për të përshpejtuar vaksinimin në vendet më të varfra

D V

Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator

D V

Franca premton 100 milionë euro për Libanin në konferencën ndërkombëtare të ndihmës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...