Bota

Mbi 34 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar 34 milionë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, njoftohet se gjithsej 34.035.878 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin.

Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi (7.603.121), ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja (6.171.402), Brazili (4.980.942), dhe Rusia (1.236.033).

Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 327.007.

Tejkalon 12 milionë numri i personave që vazhdojnë trajtimin

Teksa ka kaluar 12 milionë numri i të sëmurëve që vazhdojnë trajtimin, bëhet e ditur se në mbarë botën ka arritur në 12.079.416 numri i të infektuarve aktivë.

Simptomat e sëmundjes janë të lehta tek 11.992.778 të atyre që marrin trajtim dhe vazhdon rreziku për jetën tek 86.638 prej të sëmurëve.

Shtimi i numrit të sëmurëve nën trajtim rrit barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është renditur vendi me numrin më të madh të rasteve aktive ku ndodhen nën trajtim 3.159.144 persona.

SHBA-ja ndiqet nga Franca me 1.309.894, India me 541.363, Brazili me 412.992, Belgjika me 409.498, Italia me 396.512 dhe Rusia me 390.532.

Në Turqi që prej 2 nëntorit janë 52.768 raste aktive me COVID-19, ku 2.341 prej tyre e përbëjnë të sëmurët rëndë.

Që nga shfaqja për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 47.3 milionë njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1 milion e 211 mijë të vdekur./aa/

Postime të ngjashme

Erdogan: Ne do ti japim përgjigjen e merituar Greqisë ndërsa Nagorni-Karabaku ti kthehet Azerbajxhanit

admin

Presidenti francez pas sulmit në Nicë: Jemi duke e mobilizuar ushtrinë

T E

Republikanët marrin gjysmën e vendeve të Senatit

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...