Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbi 400,000 persona të vdekur me koronavirus në SHBA

Vdekjet e lidhura me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, kanë arritur në 400,000 në Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që numri total i të infektuarve shkon përtej shifrës 24 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vdekjet e lidhura me koronavirus janë duke shënuar rritje në dy të tretën e shteteve amerikane, ndërkohë që ka nisur të raportohet edhe për variante të reja të këtij virusi.

Më 18 janar, Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që ka regjistruar 3 milionë të infektuar me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Deri më 17 janar, Kalifornia, shtet me 40 milionë banorë, ka regjistruar 36,633 vdekje të lidhura me COVID-19.

Ndërkohë, guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo u ka bërë thirrje autoriteteve federale që të kufizojnë udhëtimet nga vendet kur janë regjistruar variantet e reja të koronavirusit, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën Jugore dhe Brazilin, shkruan Rel.

“Ndaloni ardhjen e këtyre njerëzve këtu. Pse po lejoni njerëzit që të udhëtojnë në këtë shtet dhe më pas bëhet shumë vonë?” ka pyetur Cuomo.

Postime të ngjashme

Kombet e Bashkuara dërguan 63 kamionë me ndihma humanitare në Idlib

S.B.

Varroset me nderime ambasadori dhe truproja e tij që u vranë në Kongo

S.B.

Greta Thunberg merr çmimin e ri prestigjioz

S.B.

Kryeministri armen kërkon përkrahje nga mbështetësit e tij kundër ushtrisë

S.B.

Presidenti kinez shpall fitoren: Bëmë një “mrekulli”, zhdukëm varfërinë ekstreme

S.B.

Zhdukja e varferise, sukses me efekt global

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...