Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mbi 41 mijë të vaksinuar në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë (MSH) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 ka arritur në 41.867.

Vetëm të dielën (16 maj), sipas njoftimit të kësaj ministrie, në sallën 1 Tetori në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna janë imunizuar 2.519 qytetarë.

“Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të Qendrave të Mjekësisë Familjare, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, por nuk saktësohet se kur dhe sa doza.

Një dozë e vaksinës së kompanisë Moderna. Fotografi ilustruese.
LEXONI EDHE KËTË:
Kush vendos nëse botës i duhen doza përforcuese kundër COVID-19?
Nga 12 maji, në Kosovë nisi faza e dytë e vaksinimit, që përfshin personat e moshës 65 deri në 79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq, është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike.

Postime të ngjashme

Dialogu Kosovë-Serbi, ekspertët sugjerojnë një takim që ti paraprijë atij të 25 korrikut

Lea Muslija

Vuçiqi falënderon policët serbë, thotë se e mbrojtën Kosovën kur u sulmua nga jashtë

Lea Muslija

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...