Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Mbi 43 për qind e shpenzimeve të amvisërive për ushqim dhe pije në BE – 13 për qind

Për “ushqim dhe pije joalkoolike” amvisëritë në vend kanë shpenzuar 43,1 për qind, për “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante tjera” – 10,8 për qind dhe për “komunikacion – gjashtë për qind, nga gjithsej mjetet e shfrytëzuara në vitin 2019, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Rreth 13 për qind e shpenzimeve të tërësishme të amvisërive në BE në vitin 2019 ishin për “ushqim dhe pije joalkoolike”, që është shkalla e tretë më e lartë pas “banimit dhe shpenzimeve përgjithshme” – 23,5 për qind dhe “transport” – 13,1 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Në vendet e rajonit më së shumti për “ushqim dhe pije joalkoolike” kanë shpenzuar banorët e Bosnja e Hercegovinës – 28,8 për qind nga shpenzimet e tërësishme të amvisërive. Pastaj vijojnë Mali i Zi – 24,5 për qind, Serbia – 23,6 për qind, Bullgaria – 18,4 për qind, Kroacia – 18,3 për qind dhe Greqia – 15,5 për qind.

Në BE më së shumti për “ushqim dhe pije joalkoolike” kanë ndarë amvisëritë në Rumani – mbi një e katërta ose 26 për qind e shpenzimeve të tërësishme, pas së cilës vijojnë amvisëritë në Lituani – 20,2 për qind dhe Estoni – 19,3 për qind.

Për krahasim, amvisëritë në Irlandë (8,6 për qind), Luksemburg (8,9 për qind) dhe Austri (9,7 për qind) – kanë ndarë nën dhjetë për qind të shpenzimeve të tërësishme për ushqim dhe pije joalkoolike.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...