Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Mbi 500 të shtruar në spitalet COVID”/ Manastirliu: Sot mbërrijnë 7 mijë e 20 doza nga Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë fjalës në Kuvend ditën e sotme është shprehur se sot do të mbërrijnë në Shqipëri 7 mijë e 20 doza nga kompania Pfizer.

Ministrja u shpreh më tej se si pasojë e rritjeve të rasteve të reja me Covid gjatë ditëve të fundit, do të futen në skenë dhe spitalet rajonale, Do të hapen spitalet e para rajonale, ai i Shkodrës dhe i Durrësit.

Ministrja Manastirliu: Roli i mjekut të familjes është kyç. Pandemia ka sjellë situatë shqetësuese mbi problematika t e shëndetit mendor. Çdo qytetar ka në dispozivion linjën e këshillimit falas. Janë mbështetur 2400 qytetarë.Vështirësitë e një kohë të pazakontë që po kalojmë, kanë nxjerrë në pah edhe disa probleme

Pandemia nuk ka ikur, virusi është ende këtu dhe do të vazhdojë të jetë. Çfarë do të bëjmë ne për të lehtësuar efektet? Çfarë mund të bëjnë të rinjtë, bizneset. Spitalet nuk e parandalojnë virusin. Nuk po përpiqem të largojë ndonjë përgjegjësi nga vetja. Të gjithë bluzat e bardha po shërbejnë. Do të vazhdojmë të shtojmë testet dhe nuk do të ndalemi në asnjë moment. Mbi 90 mijë teste të shpejta janë kryer ndërkohë që vazhdon testimi Pcr.

Kemi rritje të pacientëve në reaminacione. Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Do aktivizojmë nga sot, spitalet rajonale. nisim me Durrësin e Shkodrën. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë. 7 mijë e 20 doza vijë sot nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur.

Postime të ngjashme

Zjarr në Kalanë e Beratit, zjarrfikësit dyshojnë se është e qëllimshme

D V

Meta: 70 vatra aktive zjarri në Shqipëri po rrezikojnë rëndë pasuritë natyrore

D V

Ministria e Shëndetësisë publikon rastet e reja, ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit

D V

Zjarret, Meta: Të merren masa, e papranueshme shpërdorimi i detyrës

D V

Gjermania ndryshon rregullat për shqiptarët: Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

D V

Rama: Angazhimi i ushtrisë për shuarjen e zjarreve, meriton respekt e inkurajim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...