Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mbi 56 mijë mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë vetëm gjatë vikendit

Një numër i madh i bashkatdhetarëve kosovarë, që jetojnë dhe punojnë në vendet e ndryshme të Europës, ia kanë mësyer Kosovës ku do t’i kalojnë festat e fundvitit.

Vetëm gjatë vikendit nga pikat kufitare kanë hyrë mbi 56 mijë mërgimtarë.

Kështu tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani, në Klan Kosova.

“Bazuar në informacionet që i kemi nga pikat kufitare mund të them se numri i personave të kontrolluar që kanë hyrë me mjete të ndryshme gjatë kanë qenë 56 mijë e 655 persona, përderisa në dalje kanë qenë diku 1 mijë e 23 persona. Mirëpo edhe numri i qytetarëve që kanë hyrë nga pikat kufitare në cilësi të këmbësoreve kanë qenë 2 mijë e 300 persona në hyrje, përderisa në dalje 1 mijë e 555 persona”.

Por, disa nga ta ishin cak i vjedhjeve.

Ndaj Policia e Kosovës, në funksion të sigurimit të një ambienti më të qetë për mërgimtarët dhe që ata të mos jenë më cak i hajnave, ka bërë thirrje që mos të lihen gjërat në veturë në pjesët e dukshme.

“Bashkatdhetarët tanë të kenë një vigjilencë dhe kujdes më të shtuar gjatë parkimit të automjeteve të tyre që mos ti lënë në vende të errësuara dhe hapësira ku nuk janë të sigurta, dhe njëkohësisht mos të lënë gjësendet e tyre brenda veturave apo në pjesët e dukshme. Qoftë rroba apo çanta”.

Kelani theksoi se Policia e Kosovës është duke ndërmarr aktivitete për të parandaluar vjedhjet ndaj bashkatdhetarëve dhe sigurimin të një ambienti sa më të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Postime të ngjashme

Hoti uron 8 marsin, ditën e gruas

S.B.

PZAP pezullon për pesë vite gjashtë komisionarë të një vendvotimi në Suharekë, pas ankesës nga Albena Reshitaj

S.B.

Kurti: Gruda ishte profesionist brilant dhe diplomat me kulturë

S.B.

Bizneset e vogla të grave përfitojnë nga Programi i Rimëkëmbjes

S.B.

Anëtari i LDK-së kërkon nga qytetarët sugjerime kë ta votojë për kryetar të partisë

S.B.

PZAP kthen në rinumërim 8 vendvotime

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...