Agjencia Zhurnal.mk

Mbi 60,000 njerëz të zhdukur në luftën kundër drogës në Meksikë

Numri është shumë më i lartë se vlerësimet e mëparshme për rreth 40,000.   Kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar janë autorët kryesorë, por edhe forcat e sigurisë fajësohen për vdekje dhe zhdukje.   Rreth 53% e atyre që u zhdukën ishin midis moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74% ishin burra, thanë zyrtarët.   “Këto janë të dhëna tmerri dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet”, tha Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve.   Në vitin 2006, presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, ka nisur sulme ushtarake mbi tregtinë e drogës.   Por, problemi ka vazhduar, edhe pas dy ndryshimeve në administratë.   Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5,000 njerëz janë zhdukur, tha Quintana .

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...