Agjencia Zhurnal.mk

Mbi 60,000 shtetas të Maqedonisë së Veriut në Itali

Shkup, 14 Maj, Zhurnal.mk – 65,347 shtetas të Maqedonisë së Veriut ka pasur né Itali deri në fund të Dhjetorit të vitit 2017, thonë të dhënat e ISTAT, agjensionit të statistikave të këtij vendi të Bashkimit Evropian (BE).

Sipas të dhënave të ISTAT nga ky numër, 33,944 janë meshkuj dhe 31,403 janë femra shtetase të Maqedonisë së veriut që jetojnë në Itali, shkruan Zhurnal.

Leje-qëndrimet e tyre në Itali janë të llojit të përkohshëm dhe afatgjate. Të dhënat nga ISTAT nuk sqarojnë detajet e leje-qëndrimeve, përkatësisht nëse këto leje-qëndrime janë për punësim të përkohshëm, studime apo në pritje të përgjigjes për azil.

Në këto shifra nuk mund të përfshihen ata që janë tashmë e kanë marrë nënshtetësinë italiane dhe as ata që janë duke qëndruar në mënyrë ilegale e të cilët gjenden në këtë vend të BE-së pasi që u ka tejkaluar afati 3 muaj qëndrim sipas rregullës së liberalizimit të vizave nga BE.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...