Mbi 630 mijë udhëtarë e kanë shfrytëzuar transportin ajror

nga Xh M
Getting your Trinity Audio player ready...

Në tremujorin e parë të këtij viti, transportin ajror e kanë shfrytëzuar 631 180 udhëtarë në Maqedoninë e Veriut, duke shënuar ulje të numrit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, në transportin rrugor të udhëtarëve numri i udhëtarëve të transportuar është 962 000, në transportin urban-periferik 8 882 000, në transportin hekurudhor 61 000, ndërsa numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është 631 180”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me tremujorin e kaluar, transporti i udhëtarëve te transporti hekurudhor ka shënuar rritje për 45.4 përqind, ndërsa te transporti ajror është ulur për 1.4 përqind. Në të gjitha llojet e transportit është regjistruar rënie e sasisë së mallrave të transportuar.

“Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sasia e mallrave të transportuara në transportin rrugor të mallrave është zvogëluar për 12.0%, në transportin hekurudhor është zvogëluar për 21.9%, ndërsa në transportin ajror është zvogëluar për 1.6%”, raporton Enti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More