Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mbi 78 për qind e qytetarëve thonë se vendi është në krizë politike

Shkup, 19 Zhurnal – Të dhënat e një sondazhi të zbatuar me qytetarë , flasin se pjesa dërmuese e qytetarëve, 78 për qind besojnë se vendi ndodhet në një krizë politike, transmeton Zhurnal.

Nga të anketuarit, shumica me bindje të tillë, janë simpatizues të partisë opozitare VMRO-DPMNE 87,6%  dhe të papërcaktuar 78,6%.

Të pyetur në sondazhin e kryer nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) për daljen nka kriza politike dhe cila do të ishte zgjidhja, pjesa më e madhe të qytetarëve të anketuar kanë thënë se dalja është te mbajtja e zgjdhjeve të parakohshme, më saktë 36 % e të anketuarve. Rreth ¼ besojnë se qeveria ka forcë të vazhdojë të përballet me krizën, ndërsa 15.7% për qind kërkojnë formomin e një koalicioni të gjërë duke e përfshirë edhe opozitën.

Sipas përkatësisë etnike, mbi 40% e maqedonasve etnikë më shpesh zgjodhën përgjigjen “zgjedhje të parakohshme parlamentare” ndërsa shqiptarët etnikë kanë thënë se besojnë se qeveria ka forcën të përballet krizën (47%).

Opinionet janë të ndara për çështjen e përfshirjes së përkatësisë etnike në kartat e identitetit. Pothuajse 50 për qind pajtohen me përfshirjen e përkatësisë etnike në letërnjoftime, dhe 48.7% nuk ​​pajtohen. Mbështetja është më e theksuar në mesin e shqiptarëve etnikë (83.5%) dhe anëtarëve të komuniteteve të tjera (77.3%).

Një çështje tjetër e përfshirë në sondazhin në fjalë është edhe regjistrimi, ku mbi 60 për qind nuk besojnë se regjistrimi do të kryhet me cilësi të përshtatshme. Më skeptikë janë maqedonasit etnikë (69.5%).

Në anketë është përfshirë dhe raporti me Bullgarinë me ç’rast për më shumë se gjysmën e qytetarëve ose 53,6 për qind marrëdhëniet me Bullgarinë zhvillohen në drejtim negativ. Dallime në qëndrime ka në bazë të përkatësisë etnike dhe tek simpatizuesit e partive politike.

Sondazhi i QMBN është bërë përmes telefonit në periudhën nga 17 deri më 24 Mars 2021, me 1003 të anketuar.

Postime të ngjashme

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

Riafirmohet mbështetja për fillim të negociatave me BE-në në takimin Dimitrov-Dendias

R Zh

Cipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...