Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë nuk mund t’i paguajnë as faturat

Shkup, 23 shtator – Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës tregtare të qytetit. Për shkak të korona krizës dhe fitimit të ulët disa prej tyre që janë mbyllur, tani nuk kërkojnë qira për dyqanet e tyre, për shkak se shpenzimet për rrymë, ujë, klimë dhe sigurim janë shumë të larta. Mbi 80 dyqane janë të mbyllura. Një prej tyre është edhe dyqani i Erkin Ajdinit nga Shkupi, i cili e posedon dyqanin që nga viti 1998. Tani dyqanin e jep me qira pa pagesë.

“Ne objektin që të mos kemi harxhime jemi në gjendje ta japim ashtu pa qira. Vetëm të punoj dikush. Por nuk ka të interesuar aspak”, tha Erkin Ajdini, pronar i dyqanit.

Arsyeja për shkak të së cilës nuk ka interesim është për shkak të faturave të larta që u arrijnë. Një pjesë e dyqanxhinjve thonë se disa prej faturave janë paushallë. Ka edhe dyqane që një kohë të gjatë nuk punojnë, por megjithatë u arrijnë fatura për energjinë elektrike të shpenzuar dhe nxehjen.

“Kemi problem me Drejtorinë. Faturat na i fakturon sikur dyqani te jetë i hapur. Na marrin të holla edhe për klimë, ujë dhe sigurim. Faturat janë mbi 20 mijë denarë. Disa vite nuk i kam paguar këto harxhime. Qendra tregtare na dha në përmbarues. Katër vite kam pasur llogarinë e bllokuar plus edhe interes. Mi morën afër 650 mijë denarë. Mbi 10 mijë euro”, u shpreh Erkin Ajdini, pronar i dyqanit.

Gjoko Trajçevski, drejtori i QTQ-së, tha se nuk ka asgjë pa para. Ai pohon se duhet të ketë shpenzime që Qendra tregtare të mundë të funksionojë.

“Nuk ka asgjë pa para. Ka një thënie e cila thotë se Dyqani i mbyllur është dyqani më i shtrenjtë. Kjo do të thotë se nuk ka asgjë pa para. Që të mirëmbahet një objekt dikush duhet ta financojë atë. Objekti ka 120 mijë metra katrore. QTQ-ja ka 9 trafo –stacione që e mirëmban sistemin në gjendje të mirë. Nëse nuk paguajmë, nuk do të jetë në funksion”, deklaroi Gjoko Trajçevski – Drejtor i QTQ-së.

Një numër i madh i dyqaneve vendosën dry në derë për shkak të krizës me virusin korona. Që të gjallërojë QTQ-ja organizohen mbrëmje muzikore brenda Qendrës tregtare. Megjithatë, kriza e ka goditur xhepin e qytetarëve. Shumë pak qytetarë e vizitojnë ose blejnë diçka në QTQ.

Postime të ngjashme

Shabani: Gabimi në mesazh nuk është i MASH-it por operatorëve celularë!

Dafina Vidishiqi

Ahmeti për ditën e çlirimit të Republikës së Kosovës: Shteti i Kosovës po ecë përpara

Dafina Vidishiqi

Rënia e lindjeve, shqetësuese në Kërçovë! Për 5 vite numri është përgjysmuar

Dafina Vidishiqi

Zaev hap zyrë në Strumicë për takime me qytetarë

Dafina Vidishiqi

Të hënën fillon regjistrimi në shkollat e mesme

R Zh

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...