Mbi 9 mijë raste aktive me COVID-19

Në Kosovë janë 9 mijë e 764 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) numri më i lartë i rasteve aktive me coronavirus është në Komunën e Prishtinës.

 

Në Prishtinë janë 1 mijë e 978 raste aktive me coronavirus. Ndërsa Komuna e Ferizajt është e dyta për nga numri më i lartë i rasteve aktive. Më së paku raste aktive është Komuna e Graçanicës.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e 10 personave si shkak i infektimit me COVID-19.

Të dielën IKShPK njoftoi edhe për 173 raste pozitive me virusin COVID-19.

Related posts

Sekretari i NATO-s viziton sot Kosovën

N E

Loja me kthimin e rasteve në rigjykim, dy dekada në kërkim të drejtësisë

D V

Kosova themelon Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More