Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbi dymbëdhjetëmijë vizitorë gjatë fundjavës vizituan Kopshtin Zoologjik

Shkup, 7 shkurt, Zhurnal.mk – Mbi 12,000 vizitorë ishin në Kopshtin Zoologjik të Shkupit këtë fundjavë. Drejtori i Kopshtit Zoologjik, Gjorgji Galetanovski, thotë se ky është një numër rekord për muajin shkurt krahasuar me vitet e mëparshme.

“Përveç mysafirëve të brendshëm, kishte shumë vizitorë nga shtetet fqinjë këtë fundjavë. Protokollet Covid-19 ndiqen në kopsht dhe nuk lejohet hyrja pa maska. Unë pres që në pranverë me hapjen e Parkut Dino në një fundjavë të kemi një rekord të ri prej 20,000 vizitorësh,” tha Galetanovski.

Dino Park do të jetë i hapur për vizitorët për pesëmbëdhjetë ditë. Galetanovski thotë se në këtë moment është duke u rregulluar kopshti dhe posa ekipet e NP “Parqet dhe gjelbërimi” të mbarojnë mbjelljen e gjelbërimit dhe pemëve, vizitorët do të kenë mundësi të shohin dinozaurët.

Në park do të ketë 41 modele dinozauri në përmasa natyrore, me aftësinë për të sinkronizuar lëvizjet dhe për të lëshuar tinguj. Bileta do të kushtojë 50 denarë.

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...