Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

‘Mbi fatin shkele’…një super projekt nga Xhuliana Toci

Lindur në Dibër, mbaroi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë ku jetoi e punoi prej 12 viteve deri sa në vitin 2010 u largua për në Zvicër duke ndjekur një master në Komerce Internacionale dhe vazhdon jeton atje edhe në ditet e sotme. Gjatë periudhës që jetoi në Tiranë, është bërë pjesë e disa kompeticoneve, disa herë pjesëmarrëse në ‘Top Fest’, ‘Kënga Magjike’ si dhe festivali i fundvitit në RTSH (nata e të rinjëve).

Pjesëmarrëse në koncerte, në qytete të Shqipërisë. Prezente në netët live të Tiranës. Disa këngë të realizuara dhe me klipe, duke bashkëpunuar me muzikantë të mirënjohur të skenës shqiptare si Bojken Lako, Fabian Asllani, Gjergj Jorgaqi e Drini Ishmaku. Këngët e saj janë të stilit rock. Në Zvicër po ashtu është bërë pjesë e netëve live si në ato shqip edhe në ato me repertor të këngëve të huaja, por në një moment vendosi të shkëputet nga muzika për t’ju përkushtuar studimeve.

Kjo ndodhi vetëm për njëfarë kohe pasi nuk mundi të shkëputej vërtetë nga muzika, u rikthye por me një tjetër zhanër të muzikës, sipas saj shumë dashamirë dhe dhe fansa të muzikës popullore kishin dëshirë të dëgjonin vokalin e saj në këtë zhanër të muzikës, duke parë këtë si sfidë me vehten e saj vendosi të realizojë si fillim një album me Covers, këngë të vjetra popullore të përzgjedhura me shije të hollë.

Me pas vjen projekti i rradhës me këngë të kompozuara enkas për vokalin e saj, 10 këngë të realizuara tek NP-Records studio Shkup Pleorat Gashi dhe Nusret Asani, me tektse shumicën nga Vullnet Salihu, por edhe një baladë me tekst nga Senka Nuhiu.

Dy prej këngëve me tekst të Vullnet Salihut, tashmë janë shoqëruar me videoklip të realizuar nga Max Production, të cilat sapo janë publikuar në Folk+ dhe BBF TV, në rrjetet sociale po ashtu. Së shpejti do të realizohen edhe klipe të tjera.

Postime të ngjashme

Përse Jennifer Lopez është ndarë nga Alex Rodriguez?

S.B.

Afërdita Dreshaj rrëfen njohjen me Jakub Kindl dhe flet për sekretin e një martese të lumtur: Ne e përkrahim njëri-tjetrin në çdo gjë

S.B.

Pas vdekjes së Princit Filip, kush do të trashëgojë titullin Duka i Edinburgut?

S.B.

William dhe Harry u panë duke biseduar me njëri-tjetrin në varrimin e Princit Filip, bashkohen për herë të parë që pas largimit të Princit nga familja mbretërore

S.B.

Kate Middleton në varrimin e Princit Filip shfaqet me një gjerdan diamanti të Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princeshës Diana

S.B.

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...