Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Mbi një miliard herë e dëgjuar, ‘Spotify’ shpërblen artisten shqiptare Ava Max për hitin e saj “Sweet but Psycho”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, është një nga emrat më të suksesshëm të muzikën në tregun internacional.

Debutimi i saj në vitin 2018 me hitin “Sweet but Psycho” bëri që talenti i saj të vihet në pah anë e kënd botës, gjersa kënga në fjalë vazhdon me të njëjtin ritëm të shënojë suksese të shumta edhe sot.

Ajo tashmë ka kaluar shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, ‘Spotify’.

Këta të fundit i kanë dërguar artistes shqiptare në shenjë mirënjohje për suksesin e arritur, një pllakatë e cila pasqyron suksesin që “Sweet but Psycho”, shënoi përgjatë gjithë këtyre viteve.

Vet 26-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi me mirënjohjen e pranuar nga ‘Spotify’, duke i falënderuar kështu të gjithë ata që e bënë të mundur suksesin e saj.

“E di që kjo ndodhi disa muaj më parë por kjo (pllakata) sapo hyri dhe thjesht i forcoi të gjitha për mua. Ndihem kaq e bekuar që jam në këtë udhëtim me ju! Tani me mbi një miliard transmetime… ‘Sweet but Psycho [E ëmbël por çmenduri]’, por Psycho më udhëhoqi tek ju kështu që do të jem përgjithmonë mirënjohëse për këtë këngë. Ju dua, faleminderit shumë”, shkroi artistja me prejardhje nga Shqipëria në Instagram.

Ndërkohë, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin në fillim të këtij viti, Ava Max kishte folur ndër të tjerash edhe për këngën e saj më të suksesshme “Sweet but Psycho”, e cila e ktheu atë në një divë botërore.

“Ende ndjehet sikur ka dalë tash edhe pse kanë kaluar tri vjet që kur është lansuar. Ndjehem sikur kënga doli dhe bota më tha: “SHKO!” Unë vërtet nuk jam ndalur që atëherë (përveç mos udhëtimit gjatë kësaj pandemie). Unë kurrë nuk kam dalë jashtë Shteteve të Bashkuara para se ta publikoja “Sweet but Psycho” dhe tani, në një kohë shumë të shkurtër, unë kam udhëtuar pothuajse në të gjithë botën”, kishte thënë artistja.

Postime të ngjashme

Rita Ora zhvendoset përgjithmonë në Los Angeles me të dashurin dhe nuk është kthyer në Evropë që nga shkelja e rregullave anti-COVID

D V

Kenan Imirzaliologu tregon se pse e kishte marrë mbiemrin “Mehmet Kosova” në serialin e shumë shikuar turk

D V

Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime

D V

Kendall Jenner paditet për 1.5 milionë euro për shkelje të kontratës

D V

Rihanna zyrtarisht miliardere dhe artistja femër më e pasur në botë!

D V

Nuk ka hatërmbetje! Princi William dhe Kate Middleton ishin të parët që i uruan ditëlindjen e 40-të kunatës Meghan Markle

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...