Shërbimi publik holandez AVROTROS njoftoi më herët në rrjetet sociale se nuk do të shpallë rezultatet e jurisë sonte, pasi përfaqësuesi i tyre Joost Klein është skualifikuar.
– Tani që AVROTROS nuk është më pjesë e finales së madhe të Eurovizionit, nuk e ndjejmë nevojën të ndajmë pikët e jurisë holandeze. Në konsultim me Nicky de Jager, i cili supozohej të ishte përfaqësuesi ynë sonte, vendosëm të mos e bëjmë këtë. Ashtu si Nikki, edhe ne e kemi imagjinuar këtë mbrëmje shumë ndryshe – kanë thënë ata në një deklaratë që kanë shpërndarë në Instagram.