Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Mbikqyrja e kanabisit në botë, si cili shtet dëshiron të bëhet kryeministri Zaev!?

Shkup, 31 dhjetor – Zhurnal.mk – Legalizimi i marihuanës është një nga çështjet për të cilën kryeministri Zoran Zaev po investon energji të madhe, por edhe kapital politik që ta paraqesë para qytetarëve këtë ide se kjo ide nuk duhet të trajtohet si krim. Kur dje në Kuvend duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve, Zaev tha se me legalizimin dhe dekriminalizimin e kanabisit, çdo qytetar do të mundet për nevoja personale të mbjellë dy apo tre rrënjë të kanabisit – kjo në një mënyrë tregoi se kryeministri jo vetëm që nuk dëshiron të heqë dorë nga ideja, por dëshiron ta zbritë kanabisin në pragun e prodhimit dhe krimit në shoqëri. Vallë do t’i kalojë kjo çështje është një pikëpyetje e madhe, sepse shoqëria në Maqedoni është kryesisht konzervative, e kjo tregohet edhe në debatin në publik që po krijohet dalë nga dalë. Nëse e kalon këtë projekt të tij, kjo do të jetë një përparim i madh liberal në mendimin publik, shkruan Zhurnal.

Shumëkush pyetet: Ku mund të mbikqyrni kanabis në Evropë? Numri i vendeve është gjithnjë e më i madh, si në Evropë ashtu edhe në botë. Problemi kryesor në ato vende që e dekriminalizojnë kanabisin, është që ligjet janë të paqarta dhe vështirë të definohen. Veçanërisht duhet të përmendet SHBA-ja, ku madje 18 shtete lejojnë mbikqyrje për qëllime rekreative apo mjekësore të kanabisit në kushte shtëpiake.

Përkundrazi dekriminalizimi i mbikqyrjes së kanabisit për nevoja personale, shitja e marihuanës është ilegale në gjithë Evropën. Në cilat vende lejohet legalisht të mbikqyret kanabisi?

Holanda: Edhe përskaj asaj që Holanda është një nga vendet më progresive në Evropë, kur bëhet fjalë për politiakt e kanabisit, mbikqyrja gjithsesi nuk është tërësisht legale. Teknikisht, ende është ilegale të mbjellni kanabis. Por, nëse mbjellni pesë rënjë apo më pak, Qeveria nuk do ta shqyrtojë rastin dhe nuk do ta lidhë me tregtinë profesionale.

Qeveria do të konsiderojë se mbikqyrja është e dedikaur për nevoja personale dhe me këtë do ta trajtojë veprën penale si mbjellje e një sasie të vogël të marihuanës. Me shumë siguri, nëse futeni në telashe, do të duhet të ndërpritni aktivitetet tuaja për mbikqyrje dhe të heqni dorë nga mbjelljet e juaja. Me shumë siguri nuk do të ndiqeni penalisht dhe nuk do të përballeni me asnjë pasojë. Teknikisht është ilegale të rritet kanabis në Holandë. Mirëpo, nëse nëse rritni më pak se pesë rrënjë, nuk do të keni asnjë pasojë juridike.

Ukrainë: Si prodhues i theksuar i kërpit, Ukraina ka shumë ligje progresive kur bëhet fjalë për mbikqyrje dhe posedim të kanabisit. Derisa mund të dëshmohet se nuk ka qëllim të shitet prodhimi, personi që kapet si rritë deri në dhjetë rrënjë kanabis, do të përndjekejt vetëm për shkelje administrative dhe mund të gjobitet vetëm me dënim me të holla. Nuk do të ketë pasoja të tjera, informon Zhurnal. Këto ligje e bëjnë Ukrainën vend tërheqës për rritje të pavarura të kanabisit. Qeveria e Ukrainës është relativisht tolerante dhe mirëkuptuese për mbikqyrje të kanabisit. Por deri më sot, mbikqyrja e kanabisit për përdorime personale ende nuk lejohet.

Belgjika: Në vend e cila është qendra e BE-së dhe NATO-s, mbikqyrja personale e marihuanës ishte dekriminalizuar në vitin 2003, më së shumti përshkak se rriteshin përqindjet e shitjes së kanabisit. Posedimi është limituar në tre gram dhe mbikqyrja në shtëpi është kufizuar në një rënjë.

Republika Çeke: Para disa viteve Çekia i ratifikoi ligjet me të cilat mbikqyrja dhe posedimi i kanabisit u shndërua në shkelje të qytetarëve. Nëse ju kapin si rritni më tepër se pesë rrënjë, apo keni mbi dhjetë gram marihuanë, do të dënoheni me 15,000 CZK (590 euro).

Gjithsesi, gjobat rrallë herë arrijnë aq lartë, sepse shumë lehtë është të arrihet deri tek kanabisi në Çeki. Mbikqyrësit shtëpiak individual mund të rritin kanabis për përdorim rekreativ me rrezik të vogël. Zbatimi i ligjit tani është përmirësuar përshkak shpërndarjes së resoreve të përndjekjes, duke patur parasysh se shkelësit seriozë të narkotikëve do të mund të shkonin në burg me dënim prej dy deri në tetëmbëdhjetë vite. Këto ligjie janë të menduara si mënyrë t’i kthejnë njerëzit nga tregëtia me drogë dhe t’i frymëzojnë të rritin rrënjë.

Italia: Gjykata Supreme e Italisë ka shkaktuar shqetësim të madh në fund të 2019tës kur spalli se është legale të mbikqyren sasi të vogla të kanabisit për përdorime personale. Gjykata ende nuk ka deklaruar se sa mbjellje do t’i lejohen çdo individi derisa nuk bën shkelje. Gjithashtu, legale është të konsumohet marihuana medicinale në Itali.

Spanja: Në Spanjë ligji thotë se është jolegale të mbikqyret kanabisi nëse e njejta shitet. Gjithsesi, nuk tregon nëse është jolegale të mbikqyret për nevoja personale, që e bënë këtë ligj të dyshimtë. Kjo do të thotë se varet nga gjykatësi të vendosë nëse individi ka shkelur ligjin apo jo. Në vitin 2014 përdorimi personal i marihuanës në pronë private u dekriminalizua. Ky dekriminalizim çoi deri në rritjen e klubeve sociale me kanabis. Këto klube janë të ngjashme me kafenetë në Holandë.

Austri: Edhe pse ende është ilegale të posedohet kanabis në Austri, ligjet e vendit janë relativisht progresive dhe tolerante. Qeveria ës fundmi po i ndihmon ata që mbikqyrin kanabis. Ajo tanimë nuk i përndjekë që ata posedojnë sasi të vogla, derisa kryerësi bashkëpunon me organet për shëndet publik që të gjendet zzgjidhje për çdo individ.

Në Austri është legale të mbikqyret kanabis i cili ka më pak se 0,3 përqind THC. Kjo do të thotë se mund të rritni kërp industrial dhe kanabis. Por mbjelljet e marihuanës nuk e tejkalojnë këtë prag prej 0,3% derisa nuk arrijnë në fazën e hapjes së gjetheve. Kjo do të thotë se është tërësisht legale të mbikqyret marihuana në fazat e hershme, që në masë të madhe e ulë rrezikun e mbikqyrësit të përballet me dënime, informon Zhurnal. Madhësia dhe pesha e mbjelljes nuk janë të rëndësishme.

Franca: Vendi ka ligje relativisht të ashpra kur bëhet fjalë për mbikqyrje dhe posedim të kanabisit. Madje nuk ka as program për marihuanë medicinale. Ligjet në Francë gjithashtu nuk bëjnë dallim mes posedimit për tregëti dhe përdorim personal. Në vend të kësa, shkelësve u gjykohet në bazëtë asaj sa kanabis u është kapur në shtëpi. Policia është në gjendje të shqiptojë dënime prej 200 eurove personave që kapen me kanabis.

Portugali: Ligjet për kanabis në Portugali konsiderohen si më progresive në botë. Në vitin 2001, Qeveria e dekriminalizoi përdorimin personal të kanabisit, duke u fokusuar në trajtim më tepër se sa në dënim. Si pasojë e kësaj, numri i përgjithshëm i përdoruesve të drogës në vend është ulur. Por, në vitin 2018 është legalizuar kanabisi medicinal.

Kanada: Vendi e legalizoi përdorimin e kanabisit për qëllime medicinale në vitin 2001, ndërsa akti federal për kanabis e legalizoi përdorimin e saj për qëllime rekreative pas 17 viteve në vitin 2018. Kanada u lejon banorëve të saj të mbjellin deri në katër rrënjë kanabis.

SHBA: Ligjet dallojnë nga shteti në shtet, por në përgjithësi numër i madh kanë ndonjë nivel të legalizimit. Disa nga shtetet nuk lejojnë mbikqyrje të marihuanës as për qëllime medicinale as për qëllime rekreative. Në 18 shtete është e lejuar mbikqyrja e kanabisit në kushte shtëpiake për qëllime rekreative dhe medicinale.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

Dimitrievski reagon ashpër ndaj Georgievskit: Propozimi i tij është nënçmues

Z H

Nesër fillon regjistrimi i të burgosurve, diplomatëve, mërgimtarëve dhe të pastrehëve

Z H

Moti sot në Maqedoni të Veriut

Z H

Ziadin Sela: Zaev e ka patjetër të nxjerr të vërtetën për rastin “Monstra”

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...