Agjencia Zhurnal.mk.

Mbledhja e parë e Këshillit për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar

Shkup, 14 tetor – Këshilli për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, sot në Shkup do ta mbajë mbledhjen e parë përuruese në të cilën nga ana e Maqedonisë së Veriut do të bashkëkryesojë ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa në emër të Mbretërisë së Bashkuar do të bashkëkryesojë ministrja, Vendi Morton e cila prej dje është për vizitë në vend.

Siç kumtoi MPJ, Këshilli konsiderohet si trup më i lartë i punës kompetente për implementimin e Marrëveshjes për partneritet, tregti dhe bashkëpunim ndërmjet të dy vendeve, e cila e ka rolin e koordinatorit në implementimin e dispozitave të Marrëveshjes  dhe zhvillimit të marrëdhënieve të tyre të përgjithshme.

Gjithashtu, në suaza të Këshillit, është parashikuar ministrat Osmani dhe Morton të nënshkruajnë edhe Rregullore për punë, si kornizë e cila do të zhvillohet në bashkëpunim të tërësishëm në suaza të këtij trupi, pas së cilës do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Nga Ambasada britanike, dje paralajmëruan se në suaza të vizitës ministrja britanike do të takohet edhe me zëvendëskryeministrin e obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Temë e bisedës së takimeve të saj do të jenë edhe ndryshimet klimetike në prag të Konferencës për ndryshimet klimatike (COP26), e cila do të mbahet në Glazgol dhe proceset e rëndësishme reformuese me theks të qeverisjes të së drejtës, qeverisjes së mirë, të drejtat e njeriut.

Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut e nënshkruajtën Marrëveshjen për partneritet, tregti dhe bashkëpunim në dhjetor të vitit 2020, me qëllim që ta përforcojnë mundësinë për bashkëpunim tregtar prejse Mbretëria e Bashkuar e braktisi BE-në.

Kjo është vizita e dytë në Shkup e ministres britanike për Evropë dhe Amerikë në Maqedoninë e Veriut, pas pjesëmarrjes së saj në mbledhjen e Ministrave për Punë të Jashtme në suaza të Procesit të Berlinit në vitin 2020. 

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy