Agjencia Zhurnal.mk.

Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Shkup, 21 shtator – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, për çështje evropiane, për punë dhe politikë sociale dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave.

Propozim –ligji për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, në lexim të parë është pika e vetme e rendit të ditës të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Në rendin e ditës të propozuar të Komisionit për Çështje Evropiane janë Propozim-ligji për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përgatitjen e të dhënave personale për qëllimet e parandalimit, hetimit, zbulimit ose përndjekjes së veprave penale ose për kryerjen e sanksioneve penale, propozim-ligjet për avokaturë, për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë dhe Propozim-ligjim për ndryshim dhe plotësim të Kodit Penal, të gjitha në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale duhet t’i shqyrtojnë Propozimin –ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për marrëdhënie pune në lexim të dytë dhe Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional në vitin 2020 dhe raportet financiare të këtij institucioni për vitin 2020.

Propozim-ligji për plotësim të Ligjit për Gjueti në lexim të parë, i parashtruar nga një grup i deputetëve është pika e vetme e rendit të ditës së komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave. 

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy