Mbledhje të katër komisioneve kuvendore

Shkup, 9 korrik – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për çështje evropiane, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

 

Anëtarët e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji duhet t’I shqyrtojnë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, në lexim të dytë dhe Propozim-ligjin për ndrysjhim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, me procedurë të shkurtuar.

Në rendin e ditës të propozuar të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për furnizimet publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në lexim të dytë dhe disa propozim-ligje nga fusha e mjedisit jetësor. Bëhet fjalë për: Propozim-ligjin për menaxhim me mbeturinat, Propozim-ligjin për menaxhim me bateritë dhe akumulatorët dhe bateritë dhe akumulatorët mbeturina, Propozim-ligjin për menaxhim me rrjedha shtesë të mbeturinave…, të gjithë në lexim të dytë.

Në rend dite të mbledhjes është edhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim me cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënies së shërbimeve në shërbim shtetëror, në lexim të dytë.

Propozimi për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të RMV-së për vitin 2021, në lexim të dytë është pika e vetme e rendit të ditës së Komisionit për financim dhe buxhet.

Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë tre mbledhje, të 66-tën, 74-tën dhe 75-tën.

Related posts

Arrestohet një grabitës në Shkup

R Zh

Editorial: Të luash me kufi në Ballkan, është sikur të luash me zjarr

R Zh

Regjistrohen 1.210 raste të reja në Maqedoni, humbin jetën 32 persona

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com