Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbledhje të tre komisioneve kuvendore

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni Ligjvënës – Juridik, Komisioni për Politikë të Jashtme dhe Komisioni për Financim dhe Buxhet.

Në rend dite të Komisionit Ligjvënës – Juridik janë Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për institucione të arsimit të lartë për arsimim të kuadrit arsimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe propozim – ligjet për plotësim të Ligjit për standardin e studentëve dhe të Ligjit për standardin e nxënësve, të gjitha në procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Në mbledhjen e Komisionit për Politikë të Jashtme do të prezantohet platforma për aktivitetet diplomatike të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Mbretërisë së Danimarkës, Faton Bejta dhe të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar dhe Shef i Misionit pranë NATO-s të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Bruksel, Dane Taleski.

Para anëtarëve të Komisionit platformat e tyre do t’i prezantojnë edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shtetin e Katarit, Shaban Jashari, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar dhe përfaqësues i përhershëm i misionit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, Teuta Agai – Demjaha, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar në Republikën e Shqipërisë, Danço Markovski, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar në Republikën e Kazakistanit (Nur Sulltan), Sali Limani, si dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Shpresa Jusufi dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe i autorizuar pranë Selisë së Shenjtë, Maria Efremova.

Është paralajmëruar edhe prezantim i platformës për aktivitetet diplomatike të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Çekisë, Sashko Todorovski, të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Japoni, Goran Cekov, të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar dhe përfaqësues i përhershëm pranë Këshillit të Evropës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Strasburg, Svetllana Geleva, të ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd, Vasko Gërkov, në Kanberë, Komonvelt Australi, Biljana Stefanovska Sekovska në Mbretërinë e Holandës, Beti Jaçeva dhe të ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Estonisë, Dragan Jordanovski.

Në agjendën e mbledhjes së Komisionit për Financim dhe Buxhet është Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit të vlerës së shtuar të personave fizikë, me procedurë të shkurtër, në lexim të dytë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për Propozim – Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Ndërkombëtare për Ripërtërirje dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për financim të projektit për përballje urgjente me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë./mia

Postime të ngjashme

ESHS: Të rrejshme janë informacionet lidhur me aplikacionin për vetë regjistrim nga diaspora

Z H

Kuvendi po shqyrton disa ligje, votimi është caktuar për më 9 mars

Z H

Afat edhe pesë vite për legalizim të ndërtimeve të egra

Z H

721 raste të reja me Covid, vdesin 9 pacientë

Z H

“Procedura për zgjedhje të kandidatëve për kryetarë të komunave niset nga anketa”

Z H

Besimi: Interesi për eurobondin 2,3 herë më i madh, që tregon se jemi tërheqës për investuesit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...