Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mblidhet KED, në rend dite intervista me Sonila Bejtjan

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00.

Në rend ditë është intervista për Sonila Bejtjan, kandidaten për Gjykatën Kushtetuese. Gjithashtu do të ndërpriten procedurat e  vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për Altin Binajn.

Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si juriste ka atë te punës si notere qe prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës se saj është ne shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash.

Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.

NJOFTIM PËR MEDIAN

Brenda afatit 5 ditor nga përfundimi i procedurës së verifikimit, të parashikuar nga neni 239/1 i ligjit nr. 115/2016, ditën e hënë datë 28.12.2020, ora 10:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 22.11.2019

Miratimi i ekspertit per vlerësimin e nivelit te zotërimit te gjuhës së huaj (atë angleze), te deklaruar nga kandidati i lejuar per vendin vakant ne Gjykaten Kushtetuese.

Ndërprerje e procedurës se vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese për kandidatin e lejuar

– Altin Binaj

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:

Sonila Bejtja.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:

Sonila Bejtja.

Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.

Postime të ngjashme

Sukses i jashtëzakonshëm për artisten shqiptare Ava Max – kënga e saj “My head and my heart” renditet e para në botë në iTunes

S.B.

“Meta dhe Berisha, më të tremburit nga Reforma në Drejtësi”/ Rama: PD-LSI dhe “KÇK” 3 këmbët e së keqes me 2 koka presidentësh

S.B.

Vasilika Hysi merr vendimin, largohet nga PS/ Rama: Do t’ju hapë rrugën kalamajve

S.B.

Raporti i DASH për 2020: Shqipëria, asnjë përparim në luftën kundër pastrimit të parave

S.B.

Shqipëri-Zvicër, Denaj: Ndikim pozitiv për promovimin e pronës intelektuale

S.B.

“I them publikisht Ilir Metës se më 26 prill…”! Balla: Çfarë do bëjë Rama, nëse Presidenti s’i dekreton qeverinë e re!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...