Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

Sot po mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe janë caktuar ekspertët ligjorë të cilët do të bëjnë ekspertizën sipas objektit të hetimit.

Komisioni Hetimor ka miratuar dy ekspertët ligjorë Erind Merkuri dhe Artan Spahiu. “Do ta realizoj me paanshmëri detyrën. “I vetëdijshëm për përgjegjësinë morale dhe juridike për detyrën që marr përsipër, deklaroj se do ta realizoj me paanshmëri dhe objektivitet bazuar në njohuri në fushën e të drejtës kushtetutës dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe atyre të huaja”, u shpreh Merkuri.

Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni tha se kanë ardhur shkresa nga SPAK nga AMA, nga policia dhe nga Bashkia e Tiranës në lidhje me procesin e hetimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në mbledhje, zëvendëskryetari, Myslim Murrizi sugjeroi që të vihet në dispozicion praktika e shkarkimit të presidentit të Italisë në vitin 1993 dhe kërkoi që në seancën hetimore Po ashtu Murrizi kërkoi që në seancën hetimore të thirrej edhe kreu i SHISH, edhe Drejtori i Policisë së Shtetit.

“Do doja që ta shtrinim pak kërkesën ne arshivat e parlamentit. Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur., unë nuk mjaftohem me Lituaninë. Do të doja të kishim shefin e SHISH apo dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, të zhvillohej një seancë dëgjimore”, tha Murrizi.

Komisioni përbëhet nga: Alket Hyseni, Kryetar, Myslym Murrizi, Zëvendëskryetar, si dhe anëtarët: Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka dhe Arlind Çaçani. Ndërkohë, anëtarë zëvendësues për këtë komisionin do të jenë Ermonela Felaj, nga Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Xhemal Qefaliaj, Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Edmond Stojku, Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi” dhe Eugen Bojaxhiu, Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”.

Postime të ngjashme

Paralajmërim për të shkarkuarit nga vetingu: “Do të hetoheni dhe do t’ju sekuestrohet pasuria”

Bekim Laçi

Lëvizja drejt Greqisë, MEPJ informon shqiptarët: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Bekim Laçi

Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit në +50 vjeç

Bekim Laçi

Gjonaj: Hetim, konfiskim pasurie, dënime penale gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar nga Vetingu

Bekim Laçi

Prokurorja Elisabeta Imeraj tërhiqet nga kandidimi në SPAK, zgjedh drejtimin e Tiranës

Bekim Laçi

PD miraton propozimin për ndryshimin e statutit të partisë

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...