Shkup, 27 shkurt – Takimi me Kryesinë e Forumit të Gruas së Alternativës në nivel qendror, ku u përqëndruam në konsolidimin e degëve dhe zgjerimin e aktiviteteve të Forumit. U diskutua për mekanizmat e zgjerimit të aktiviteteve dhe krijimin e bashkëpunimit të forumeve përkatëse me antarsitë e degëve si dhe per metodat e koordinimeve më efikase.
Po ashtu, u propozua zgjerimi i aktiviteteve të ndryshme për datat e rëndësishme të grave që pritet të rrisin angazhimin e grave dhe ndërgjegjësimin për çështjet që i prekin ato.
Përfundimisht, u angazhuan të gjitha anëtaret për të forcuar strukturat e forumit të grave dhe pë të rritur rolin e saj brenda strukturave partiake.