Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mblidhet Kryesia e LDK-së, diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur pasditen e sotme.

Takimi i Kryesisë do të mbahet në selinë kryesore të LDK-së në Prishtinë, arsyet e takimit nuk janë bërë të ditura ndonëse jozyrtarisht Telegrafi ka mësuar së në takim do të diskutohet për emrin e kandidatit për kryeministër.

Si kandidatë të mundshëm për kryeministër nga LDK është përmendur: Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Kujtim Shala.

Kujtojmë se qeveria Hoti u rrëzua nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë shpall të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kësaj qeverie, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Kushtetuesja ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Osmani tashmë ka përfunduar takimet me krerët e partive politike dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, ku është diskutuar për zgjedhje. U.d e presidentes ka bërë të ditur se zgjedhjet do të shpallen sapo aktgjykimi t’u dorëzohet palëve.

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare janë shprehur të gatshëm edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, teksa kanë thënë se fushata zgjedhore do të shkurtohet, ku sipas të gjitha gjasave, partitë politike do të kenë nga 7 deri në 10 ditë kohë për të bërë fushatë elektorale.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...