Agjencia Zhurnal.mk

MBPEU: Deri 180 mijë denarë mjete të pakthyeshme për gra sipërmarrëse nga mjediset rurale

Shkup, 22 maj – Në seancën e djeshme të Qeverisë ishte miratuar ndryshimi i mënyrës për realizimin e të drejtës së shfrytëzimit të masës 115 “Mbështetje për anëtar aktiv femëror në amvisërinë bujqësore”, që është pjesë e Programit kombëtar për zhvillim të bujqësisë dhe të zhvillimit rural për periudhën 2018-2022.
Siç sqarojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kjo masë mundëson mbështetje për anëtar aktiv femëror në amvisërinë bujqësore. Konkretisht, përmes saj MBPEU do të ndan deri në 180 mijë denarë mbështetje të njëfishtë dhe të pakthyeshme për investime që do të kontribuojnë për zhvillim të mjediseve rurale të anëtarit femëror në ekonomi bujqësore të regjistruar në RVEB.
Ndryshimet, shtojnë në kumtesë, janë bërë pas konsultimeve të bëra me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Federatën Kombëtare të Fermerëve. Kjo masë do të kontribuojë për barazinë gjinore dhe për promovimin e parimit të mosdiskriminimit.
Masa do të realizohet me ndryshim të Programit për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2019.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...