MBPEU: U nënshkruan 57 marrëveshje me vlerë totale prej mbi 34 milionë denarë

nga D V

Shkup, 2 dhjetor – Sot në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u nënshkruan 57 marrëveshje sipas Thirrjes Publike të shpallur që i referohet masës 121, për dhënien e mbështetjes financiare për blerjen e kombajnave të specializuar për korrjen e orizit me copëtues dhe/ose tharëse të lëvizshme për oriz.

Vlera maksimale e kostove të pranueshme për çdo përfitues ka qenë 600,000 denarë.

Vlera totale e marrëveshjeve tejkalon 34 milionë denarë.

Me Thirrjen publike, Ministria përmes masave nga Programi për mbështetjen financiare të zhvillimit rural u del në ndihmë prodhuesve të orizit me qëllim modernizimin e mekanizimit bujqësor në Maqedoni.

E drejtë për të përfituar nga këto mjete kanë ekonomitë bujqësore të regjistruara në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në përputhje me Ligjin për bujqësi dhe zhvillim rural.

Duke u angazhuar për zhvillimin e bujqësisë, Maqedonia sërish do ta mbajë krenare epitetin e saj si një shtet bujqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More