Mbrëmë është regjistruar tërmet në rajonin e Strumicës

Shkup, 5 shtator – Tërmet me intensitet prej tre ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar mbrëmë në vend në rajonin e Strumicës.

 

Rrjeti sizmik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, e mirëmbajtur nga Observatoria Sizmike pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup mbrëmë në orën 23 e 33 minuta, regjistroi tërmet epiqendra e së cilës gjendet 120 kilometra në juglindje të Shkupit dhe vjen nga rajoni i epiqendrës së Strumicës.

Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit ML3.0, ndërsa është ndjerë nga popullata e Strumicës, Vallandovës dhe rrethina me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane. 

Related posts

Osmani nesër në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev

D V

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

A ka pasur informacione të ndjeshme diplomati maqedonas i arrestuar në Serbi?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More