“Mbrëmjet strugane të poezisë” do të mbahen nga 26 deri më 30 gusht

“Mbrëmjet Strugane të Poezisë” si një nga festivalet më të vjetra dhe më të rëndësishme botërore të poezisë do të mbahen edhe këtë vit, në terminin e zakonshëm, në fund të Gushtit me respektimin e plotë të masave më të reja anti-covid – thueht në një komunikatë nga organizatorët.

 

“Me zhvillimet e fundit, festivali do të organizohet me prezencë fizike të poetëve të vendit dhe pjesës më të madhe të pjesëmarrësve të ftuar jashtë vendit. Një pjesë e vogël e poetëve të huaj, për shkaqe objective nuk do të jenë fizikisht të pranishëm por do të prezantohen përmes vide-leximeve, që do të jenë pjesë përbërëse e festivalit”

Organizatori njofton se fjalim special dhe vide-leximi ka përgatitur edhe laureatja e sivjetshme e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, poetja britanike Kerol En Dafi, që ka paralajmëruar praninë e saj fizike në edicionin e vitit 2022 të festivalit.

“Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar si mysafir special të edicionit jubilar të MSP-së, laureati i vitit të kaluar Amir Or për shkaqe objective ka qenë i detyruar ta anulojë prezencën e tij fizike për edicionin e ardhshëm”

Program ii festivalit do të zhvillohet nga 26 deri më 30 Gusht dhe do t`i mbajë përmbajtjet tashmë të njohura programore të festivalit.

Konform masave të reja anti-covid, këtë vit, sikurse vitin e kaluar, hapja dhe mbyllja solemne e Festivalit do të mbahet në verandën e mbuluar të Hotelit “Drim”. Ditëve tjera, program ii paraditës parashihet të mbahet në Sallën e Kongreseve në Hotel “Drim”, kurse ai i natës në skenën verore të Qendrës për Kulturë “Vëllezërit Miladinovi”. Prania e publikut do të jetë e kufizuar conform masave të reja, kurse Programi i festivalit, tërësisht do të transmetohet në kanalin zyrtar të MSP-së.

Related posts

Edicioni i 30-të jubilar i festivalit të kulturës shqiptare “Këngë Jeho”

Z H

Koncert “Fryma modern e këngës së vjetër qytetare” të Laura Kërliut

Z H

Publikohet ‘traileri’ i filmit më të ri “Ditari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More