Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbretëresha kryen detyrën e parë që nga vdekja e princit Philip

Mbretëresha Elizabeth ka kryer detyrën e saj të parë personale që kur burri i saj, Duka i Edinburgut, vdiq të premten.

Monarkja organizoi një ceremoni në të cilën Earl Peel u largua zyrtarisht si Lord Chamberlain, zyra e të cilit organizon ceremonitë mbretërore.

Gjatë një veprimtarie private të mbajtur në Windsor, Mbretëresha pranoi shkopin dhe shenjat e zyrës së ish ndihmësit të saj mbretëror, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Familja Mbretërore po mban dy javë zi. Varrimi i dukës do të bëhet në Windsor të shtunën.

Një zyrtar mbretëror tha se anëtarët e familjes do të vazhdonin “të ndërmerrnin angazhime të përshtatshme për rrethanat”.

Earl Peel njoftoi se do të pensionohej si Lord Chamberlain vitin e kaluar, me zëvendësuesin e tij Andrew Parker, një ish shef i MI5, që morri rolin pak më shumë se një javë para se Princi Philip të vdiste.

Postime të ngjashme

Historia e xhamisë “Al-Aqsa”

R Zh

Borell: BE do të zhvillojë bisedime urgjente mbi çështjen Izraelito-Palestineze

S.B.

IS merr përgjegjësinë për sulmin në xhaminë afgane

S.B.

Kina bën thirrje për veprim të këshillit të KB-së, kritikon SHBA-në

S.B.

Autoritetet duan ta zgjerojnë Kanalin e Suezit pas ngjarjes me anijen Ever Given

S.B.

Si e sheh BOTA luftën Izrael-Palestinë! Konflikti ngjall PROTESTA anë e mbanë globit, ‘forcat e mëdha’ botërore të ndara në qëndrime!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...