Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia nisin një pakt “për t’iu kundërvënë Kinës” – reagon kjo e fundit, Franca e quan ‘thikë pas shpine’

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik të sigurisë në Azi-Paqësor, në atë që shihet si një përpjekje për të “kundërshtuar” Kinën.

 

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ky pak do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA.

Pakti Aukus, i cili gjithashtu do të mbulojë AI dhe teknologji të tjera, është një nga partneritetet më të mëdha të mbrojtjes të vendeve në dekada, thonë analistët.

Dhe menjëherë ka ardhur reagim i Kinës, e cila e ka dënuar marrëveshjen si “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian tha se ajo “minon seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe intensifikon garën e armatimit”.

Ambasada e Kinës në Uashington akuzoi vendet për një “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

Por pakti krijoi gjithashtu një grindje me Francën, e cila tani ka humbur një marrëveshje me Australinë për të ndërtuar 12 nëndetëse.

“Është me të vërtetë një thikë pas shpine”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian për radion France Info.

Partneriteti i ri u njoftua në një konferencë të përbashkët virtuale për shtyp midis presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison të mërkurën.

Dhe ndërsa Kina nuk u përmend drejtpërdrejt, të tre udhëheqësit iu referuan në mënyrë të përsëritur shqetësimeve të sigurisë rajonale të cilat ata thanë se ishin “rritur ndjeshëm”.

Duke folur për BBC, Sekretari i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, Ben Wallace, tha se Kina “po ndërmerrte një nga shpenzimet më të mëdha ushtarake në histori”. 

Related posts

Politico: Orban, Le Pen dhe Salvini – forca e përbashkët e ekstremit të djathtë që po rrënojnë integrimin evropian

N E

Kërcen nga aeroplani dhe tenton të arratiset derisa fluturakja po bëhej gati të ngritet në ajër – FBI heton incidentin në aeroportin e Los Angeles

Redaksia

Përmbytjet në Kinë kanë lënë të vdekur 12 persona – 100 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More