Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia nisin një pakt për të kundërshtuar Kinën

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe Australia kanë njoftuar një pakt historik të sigurisë në Indo-Paqësorin, në atë që shihet si një përpjekje për të kundërshtuar Kinën.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, pakti do të lejojë Australinë të ndërtojë nëndetëse me energji bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA-ja.

Pakti i njohur si Aukus, do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kibernetike dhe kuantike.

Analistët thonë se është partneriteti më i madh mbrojtës midis vendeve në dekada.

Viteve të fundit, të gjitha demokracitë perëndimore i kanë shprehur shqetësimet për rritjen e vendosmërisë ushtarake të Kinës në Indo-Paqësorin.

Partneriteti i ri synon “të promovojë sigurinë dhe prosperitetin” në rajon, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologut të tij australian Scott Morrison.

Related posts

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Redaksia

Rreth 100 mijë të zhvendosur nga dhuna në Mianmar

Redaksia

Planifikohet një takim virtual mes presidentëve të SHBA-së dhe Kinës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More