Lamine Yamal, 16-vjeçari i mrekullueshëm i Barcelonës, po shkëlqen për Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024.
Pasi ishte një nga lojtarët më të merituar për fitoren ndaj Kroacisë (3-0), kur e çmendi veçanërisht Josko Gvardiolin në krahun e majtë të mbrojtjes kroate, vazhdoi me të njëjtin ton edhe ndaj Italisë.
Pasi spanjollët siguruan kalimin e grupit si vend i parë pas vetëm dy ndeshjesh, mbreti i tyre erdhi për t’i lavdëruar në dhomën e zhveshjes.
Mbreti Felipe VI shtrëngoi duart me të gjithë lojtarët dhe i përgëzoi, dhe kur arriti në Yamal, e pyeti: “Sa vjeç je?”.
Kur ai u përgjigj “16”, mbreti spanjoll goditi kokën me dorë me mosbesim.
Të gjithë në dhomën e zhveshjes shpërthyen duke qeshur me reagimin e fytyrës së mbretit dhe tashmë ky reagim është bërë viral në rrjetet sociale.