Sport

Mbrojtësi i Romës, Mancini rezulton pozitiv me COVID-19

Zhurnal Ads

Mbrojtësi i Romës, Gianluca Mancini ka zbuluar se ai ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe do të humbasë ndeshjen kundër Milanit të hënën.

Coronavirusi ka prekur edhe klubin nga kryeqyteti italian, pasi mbrojtësi i tyre Mancini ka zbuluar se tashmë është i infektuar.

“Përshëndetje të gjithëve, unë u testova pozitivisht për Covid dhe si rezultat u futa në karantinë”.

“Ndihem mirë dhe tashmë po numëroj ditët derisa të kthehem në fushë. Shihemi së shpejti dhe Forza Roma!”, shkroi Mancini në Instagram disa minuta më parë.

Ish-ylli i Atalantas nuk u bashkua me shokët e tij të skuadrës për ndeshjen e Giallorossëve në Ligën e Evropës kundër Young Boys të enjten mbrëma.

Mancini do të humbasë përplasjen e ardhshme të Romës kundër Milanit të hënën, ndërsa thuhet se pritet të mungoj edhe mbrojtësi tjetër Chris Smalling.

Postime të ngjashme

Greqia – Kosova: Dardanët ende në kërkim të fitores së parë në vitin 2020

admin

Werner flet për përparësinë që ka Chelsea për të fituar Ligën e Kampionëve në raport me rivalët

XH,I

Qeveria do të shpërblejë me nga 10 mijë euro futbollistët që çuan Maqedoninë e Veriut në Europian

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...