Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Mbrojtësi i Valencias Diakhaby – gjyqtarit: “Cala më quajti m** i zi”

Mbrojtësi i Valencias, Mouctar Diakhaby, ishte ankuar te gjyqtari se kundërshtari i tij Juan Cala e kishte quajtur “m** i zi” në humbjen e skuadrës së tij kundër Cadizit të dielën në La Liga.

Lojtarët e Valencias u larguan nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj racizmit që lojtari i Cadiz Juan Cala dyshohet ta ketë ushtruar ndaj Diakhaby, por u kthyen në fushë pa të për ta vazhduar ndeshjen deri në përfundim

Ndeshja mes tyre në La Liga u ndal pas 29 minutave dhe pas bisedimeve me gjyqtarin, kapiteni i Valencias Jose Luis Gaya që i priu ekipit për t’u larguar nga fusha. Por ndeshja rifilloi pas rreth 20 minutave me Diakhaby që e përcolli atë nga tribunat.

Gjyqtari në krye të këtij takimi, David Medie Jimenez, ka treguar në raportin e tij mbi ndeshjen e së dielës se për çfarë i ishte ankuar Diakhaby.

“Në minutën e 29-të e ndërpreva ndeshjen për shkak të një kacafytjeje mes lojtarëve të të dy ekipeve”, shkroi Jimenez në raportin e tij.

“Lojtari i Valencias me numrin 12, Mouctar Diakhaby, pasi u ndëshkua me karton të verdhë sepse argumentoi me një kundërshtar, më tha fjalë për fjalë ‘ai më quajti mua m** i zi’ duke iu referuar lojtarit të Cadizit me numrin 16, Juan Torres Ruiz”, tregoi ai.

“Kjo nuk u dëgjua nga asnjëri prej anëtarëve të ekipit të gjyqtarëve”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Angli 0-0 Skoci, notat e lojtarëve: James dhe Mount më të mirët

Dafina Vidishiqi

Mbyllet pa gola ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë

Dafina Vidishiqi

Morata: Nuk është asgjë nëse tifozët më vërshëllejnë, jam më i motivuar se kurrë për Poloninë

Dafina Vidishiqi

Zyrtare: Simonovski nënshkruan me Dritën

Dafina Vidishiqi

Prishtina akomodohet në Tiranë para ndeshjeve të raundit preliminar në LK

Dafina Vidishiqi

Pa gola pas 45 minutave të para në derbin britanik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...