Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Header

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Mbrojtja e Evropës dhe virusi (2020)

Shkruan FADIL LEPAJA

Presidenti i Serbisë e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, në Serbi. Presidenti i Kosovës poashtu, shpalli sonte dëshirën për me e shpallë të njejtën gjendje, edhe në Kosovë, sikurse homologu i tij, me të cilin para pak ditësh e kanë kapur kamerat, duke biseduar, duke e mbuluar gojën me dorë, sigurisht për të penguar përhapjen e virusit. Arsyet përse e mbanin dorën para gojës derisa bisedonin kokë më kokë, i kishim kuptuar krejt gabimisht. Po mendonim se ishin duke zhvilluar bisedime të fshehta.

Kështu, quditshëm, virusi i cili po i kalon kufijtë edhe përkundër mbylljes së tyre, edhe përkundër gjendjes së jashtëzakonshme, po bëhet aleat i tyre, që po i fuqizon. Virusi po ua jep pushtetin absolut atyre që nuk arrinin ta kenë në një shoqëri demokratike. Virusi e mundësoi që të urdhërohet izolimi i qyteteve, rajoneve, fshatrave, të ndalen autobusët ndërurban, të futet ora policore, në shumë shtete të cilat vetëm disa javë më parë as që mund të imagjinonin diçka të tillë. Virusi i dha pushtet shtetit edhe të ndërhyj në familje, të kërkojë të izolohen pjestarët e infektuar.

Edi Rama për dallim është vet-izoluar në shtëpinë e tij, dhe përmes video-mesazheve dhe video-konferencave po qeverisë me shtetin, madje me popullin drejtpërdrejtë. Ai është bërë maskota e regjimit të ri viral. Ai është shndërruar në virus i cili po e prekë vet ADN sociale të shqiptarve, po i riedukon. Edi kryeministër, kryemjek, kryepsikiatër, Edi gjithçka, Edi vet. I pakrahasueshëm me ndonjë tjetër ndër shqiptarët. Arriti atë që as Enver Hoxha nuk e kishte arritur, duke ju falënderuar virusit. I mbylli gjithë kufijtë dhe natyrisht askush në shqipëri nuk ha bar si thoshte Enveri, edhe pse shumë prej tyre mund të “pijnë” barë. Performansa e tij, në ujëdhesën e quajtur Shqipëri, është perfekte. E edukon dhe argëton masën, ëndërra universale e socialistëve.

Ndërkohë, Presidenti serb pret së shpejti që një aeroplan i “AirSerbia” të sjell nga Pekingu një ekip ekspertësh kinez për të ndihmuar në luftimin e virusit, i cili fillimisht e goditi pikrisht Kinën, dhe për këtë arsye presidenti Trump e quajti “Virusi Kinez”.
Presidenti kosovar, nuk dihet se nga kush pret ndihmë, por gjithësesi duket se e ndien mungesën për kohën kur e argëtonte masën, dhe e luftonte armikun e brendshëm. Por situata është emergjente, jo vetëm për shkak të virusit. Shumë armiq ja kanë mësye Evropës, dhe pos virusit i cili doli së fundmi, Evropa rrezikohet edhe nga refugjatët, të cilët e kanë vërshuar, kanë thyer vende vende kufijtë e hekurt të Greqisë, dhe po enden rrugëve dhe maleve të Ballkanit, për të mbijetar. Mes tyre mund të ketë edhe njerëz me detyra ose synime për të ndryshuar Evropën. Një grupë, refugjatësh, papritmas, përfundoi këto ditë edhe në Magure, dhe u stacionua buzë një përrocke, duke i shqetësuar kështu banorët vendas, duke trokitur në dyert e tyre.

Rrezik paraqet edhe Rusia, e cila mendohet se vazhdimisht ëndërron të njejtën ëndërr, të këthehet së paku deri në Berlin, dhe në Ballkan gjithësesi. Krejt është komplikuar. Kundër këtij rreziku dhe rritjes së ndikimit rus, sidomos në Ballkan, në Evropën qëndrore dhe në Skandinavi, pakti veriatlantik, tashmë është duke zhvilluar ushtrimin ushtarak, përmasash të jashtëzakonshme, me emrin “Mbrojtja e Evropës 2020”, në të cilin marrin pjesë edhe 20 mijë ushtarë amerikan të cilët në fund të ushtrimit do të arrijnë kufijtë e Rusisë, bashkë edhe me 17 mijë ushtarë nga vendet e tjera të NATO-s.

Ky ushtrim, i cili zgjatë disa muaj, parasheh testimin jo vetëm të infrastrukturës, por sidomos të strukturës së sigurisë nëpër vendet e Evropës, dhe jo vetëm ato, por edhe gjithë administratës shtetërore të vendeve, nëpër të cilat do të zhvillohen ushtrimet. Prandaj, në Kosovë, lufta po bëhet për kontrollin e strukturave të sigurisë dhe vetë qytetarëve në këtë periudhë kur edhe qytetarët do të jenë pjesë e testit. Virusi është një armik, i cili e ka mobilizuar kontinentin. Ishte rastësi apo vetëm befasi për qytetarët dhe shtetet?

“Asgjë nuk guxon të na befasojë” ishte emërtimi i një ushtrimi ushtarak, në ish-Jugosllavi, i cili, sipas barsoletës ishte ishte shtyrë për shkak të shiut. Për dallim, ushtrimi ushtarak masiv, i NATO-s nuk u shty. Koha e tregoi se as pandemia e virusit COVID-19, nuk e befasoi perëndimin. Ndoshta e ka kalkuluar si rrezik.

Risi është se bashkë me ushtarët, dhe komandën klasike të NATO-s, një armatë e pa armatosur me armë ushtarake, është ngritur në këmbë dhe po lufton armikun nëpër Evropë. Po e lufton virusin, i cili e rrezikon qytetarët e zakonshëm, por edhe ata të veshur me pushtet. Mesazhi është i qartë, të gjithë jeni të rrezikuar.

Armata e punonjësve shëndetësor, është shndërruar në pararojën e kësaj lufte të pashpallur, ku “armiku” është i padukshëm në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, edhe pse në parim krijon pak a shumë të njejtat dëme si një sulm ushtarak. Virusi duket si armë epërsosur, sepse e mund armikun pa shkatërrime të infrastrukturës. Komandantët e ri, janë me mantela të bardha, dhe ata janë në krye të menaxhimit të krizës.

Në rregull, këtë luftë me virusin do e fitojmë. Organizmi ynë dhe organizimi ynë ka fuqi me e mundë atë. Por si do ja bëjmë me komandantët e ri? Në zgjedhjet e ardhshme, kandidatët kryesor për ekzekutiv do të jenë nga personeli shëndetësorë, heronjët e luftës së fundit 2020.

Një mesazh në rrjetet sociale, e hap këtë shqetësim. Pas coronaVirusit, doktorët do të na bëhen si komandantët pas lufte, kur privilegjet e tyre i arsyetonin me fjalët se kur ata luftonin, ne, qytetarët, rrinim në shtëpi. Na presin edhe 20 vite , me komandantët e ri në pushtet?

Prandaj kryeministri Rama, po e udhëheq virtualisht luftën kundër virusit, i vetëm. Ai do të jetë heroi i vetëm. Po te ne?

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!