Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike

Shkup, 26 shtator – Mbrojtja e mjedisit do ta rrisë koston e energjisë elektrike në plan afatgjatë, veçanërisht për amvisëritë. Por sipas ekspertëve, nuk do të ketë rritje drastike në pesë vitet e ardhshme. Aleksandar Dedinec nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë thotë se në këtë periudhë do të duhet të vendoset fati i “TEC Manastiri”, i cili sigurisht që do të ndikojë në çmimin më të lartë të energjisë elektrike. Nëse ruhet mënyra aktuale e fitimit të energjisë elektrike me qymyr te ky prodhues i madh i energjisë elektrike, Komuniteti Evropian i Energjisë do të vendosë një taksë mbi CO2. Kjo do të thotë çmim më i lartë. Opsioni i dytë është lidhja e termocentralit me rrjetin e gazit.

Gazsjellësi shtesë për shtetin nënkupton të ardhura shtesë. Gazsjellësi që është planifikuar të lidhet me Greqinë, një pjesë planifikohet të përdoret në Kosovë, por edhe të vazhdojë lart në Serbi. Nga vet tranziti i gazsjellësit, ne si vend do të marrim fonde – deklaroi Aleksandar Dedinec- ASHAM.

Cili do të jetë fati i “TEC Manastirit” do të varet nga Qeveria. Ajo do të duhet të vendosë nëse do të hapen miniera të reja qymyri, të vazhdohet me vendet ekzistuese ku nxirret qymyri, të ndryshojë lënda e funksionimit ose të mbyllet plotësisht termocentrali. Deri më tani nuk ka njoftime cili opsion është në lojë. Të tre opsionet janë të shtrenjta dhe do të nënkuptojnë çmime më të larta të rrymës. Por, ekspertët theksojnë se kjo nuk duhet të na shqetësojë nëse kemi amvisëri me efikasitet energjetik dhe kështu, qytetarët do të kenë konsum më të ulët të energjisë elektrike. Vlerësimet janë se deri në vitin 2040 çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 80 për qind, por në të njëjtën kohë pritet të rritet standardi jetësor i qytetarëve për më shumë se tre herë, në krahasim me atë që është sot. Rekomandimi i ASHAM-së është që autoritetet të punojnë në rritjen e të ardhurave dhe zbatimin e projekteve të efikasitetit energjetik.

Nuk ka rëndësi se sa është çmimi i energjisë elektrike, e rëndësishme është se sa energji elektrike konsumojmë ne. Nëse zbatojmë masa për efikasitet energjetik, dhe nëse kemi shpenzuar për shembull 100 kilovat orë dhe kemi paguar çmim prej pesë denarë për një kilovat orë, dhe e zvogëlojmë shpenzimin në 50 kilovat orë në amvisëri, dhe të rritet çmimi për një ose dy denarë, nuk do të ndikojë në buxhetin tonë sepse kemi zbatuar masa për efikasitet energjetik – tha Aleksandar Dedinec ASHAM.

Ndryshe, Dedinec është një nga krijuesit e strategjisë energjetike të vendit deri në vitin 2040. Lidhur me mjedisin jetësor, ai thotë se qeveria duhet të bashkëpunojë shumë më seriozisht me institucionet dhe të punojnë në projekte energjetike. Në atë strategji, Ministria e Mjedisit, ndër të tjera, është e obliguar të mirëmbajë stacionet matëse dhe të zbatojë planin për ajrin e pastër. Por informatat e fundit flasin se dhjetë stacione matëse që duhet të matin nivelin e ndotjes së ajrit nuk funksionojnë.

Nuk mund t’ju jap informacione kur do të janë aktive dhe funksionale. Tashmë kemi porositur pjesët e stacioneve matëse. Sapo të mbërrijnë, do të instalohen dhe do t’ju informojmë në kohën e duhur për funksionalitetin e tyre – deklaroi Naser Nuredni, Ministri i Mjedisit.

Për qeverinë, reformë kryesore në sektorin e energjisë ishte miratimi i Ligjit të Energjetikës dhe liberalizimi i tregut të energjisë elektrike.

Postime të ngjashme

Punësime në Gjevgjeli, Dellçevë dhe Berovë të maqedonasve të deklaruar si shqiptarë?

Dafina Vidishiqi

Fadil Zendeli ia then bastionin ASh-së, Gostivari radhit pas Zendelit

Dafina Vidishiqi

Azem Sadiku nga PDSH do të rikandidojë për kryetar të Komunës së Studeniçanit

R Zh

Dokumentet personale, MPB azhuron sistemin, vonesa deri të martën

Dafina Vidishiqi

Ruzhin: Makron dhe Merkel mund ta zgjedhin problemin mes RMV-së dhe Bullgarisë

R Zh

Lëvizja BESA vazhdon ristrukturimin, sonte u themeluan nëndegët e fshatit Çajlë dhe Forinë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...