Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbrojtja e mjedisit ka krijuar një lumë Jance “të artë”

Gjatë pesë vjetëve të fundit ,Kina i ka dhënë përparësi rritjes së gjelbër pergjate Brezit Ekonomik te Lumit Jance , duke u fokusuar në mbrojtjen në shkallë të gjerë të mjedisit .Ndryshime te mëdha kanë ndodhur përgjatë lumit Jance, veçanërisht në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe të mjedisit ekologjik. Siç bëhet e ditur nga drejtori i Departamentit Themelor të Komitetit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Luo Guosan, në pellgun e lumit Jance vjet u eliminuan për herë të parë masat ujore nën nivelin V.

Luo Guosan u shpreh se përmasa e seksioneve të pastra në pellgun e lumit Jance u ngrit nga 82.3 % në vitin 2016 në 91.7 % në 2019-n, dhe nga janari deri në nëntor të vitit të kaluar arriti në 96.3%.
P⁰ër të parandaluar dhe kontrolluar ndotjet e shkaktuara nga anijet dhe portet, duhet të forcohet më tej ndërgjegjësimi i njerëzve për mbrojtjen e mjedisit, duke ndryshuar gradualisht zakonet e punës e të jetesës të ekuipazheve të anijeve. Ai tha se Ministria e Transportit do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet e tjera qeveritare për të nxitur zhvillimin e gjelbër të transportit me anije në lumin Jance, duke përmirësuar lundrueshmërinë e rrugëve ujore.

Prodhimi i përgjithshëm ekonomik i Brezit Ekonomik të Lumit Jance u rrit nga 42.3 % në vitin 2015 në 46.5 % në vitin 2019 dhe 46.6 % në 9-mujorin e parë të vjetshëm.

Postime të ngjashme

Hungaria mbyllet sërish

T E

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...