Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Mbrojtja e popullsisë”, të martën në seancë plenare?

Zhurnal Ads

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Nëse ka harmonizim të qëndrimeve rreth ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse do të zbardhet të hënën. Nisma në rend dite në seancë plenare do të jetë më së shpejti, ditën e martë. Këtë e konfirmoi kryeparlamentari Talat Xhaferi.

“Bazuar në kërkesat pasuese ose paraqitjet pasuese të grupeve parlamentare në media, ditën e hënë do të mund të koordinohemi që në qoftë se kanë pajtueshmëri, në seancën e 27 tetorit mund të gjendet në rend dite”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Ndërkohë partitë kanë vazhduar të përplasen mes tyre. VMRO-DPMNE-ja thotë se ligji nuk përmban asnjë masë konkrete dhe nuk të votojë “për”.

“Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së për këtë çështje e ndjeshme do të bëjë kuorum, do të marrë pjesë në seancë, do të votojmë të përmbajtur sepse përsëri nuk hasëm në vullnetin e mirë të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bisedohet për masa të caktuara”,theksoi Nikolla Micevski, koordinator grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

Për LSDM-në, kjo sjellje joserioze e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është në dëm të shëndetit të qytetarëve.

“Kur përballemi me valë të re të virusit korona, kur tek ne, në rajon dhe në vendet evropiane mbushen spitalet, kur numri i të prekurve rritet, VMRO-DPMNE-ja sërish si gjithmonë pengon dhe bën gjithçka të shtyjë miratimin e masave të nevojshme për menaxhimin e pandemisë“, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së .

Ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojnë rregullimin e kompetencave të institucioneve dhe sanksionimin e shkeljes së masave mbrojtëse. Si masë parandaluese të përhapjes Qeveria propozon përdorimin e maskave në ambient të hapur, kufizimin e grumbullimit në ambiente publike dhe kufizimin e takimeve familjare.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Parlamenti Evropian i pakënaqur për bllokimin e Maqedonisë së Veriut

Z H

Shtetasit e Maqedonisë nga Gjermania kërkojnë thjeshtimin e procedurës për marrjen e pasaportave të Maqedonisë

E.E.

Sofja mund të heq veton për fillimin e negociatave, sipas mediave bullgare

T E

Arsovski: Shilegov punëson vozitës 19 vjeçarë, ndërsa qyteti i Shkupit veçmë ka 19 vozitës

E.E.

Për lëndën “Titanik” duhet të dëshmojnë edhe 50 dëshmitarë të prokurorisë

Z H

Protesta nga VMRO-DPMNE për shkak të ndotjes së ajrit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...