Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mbushen 20 vjet kur Shqipëria iu bashkua Organizatës Botërore të Tregtisë

Më 8 shtator 2000, zyrtarisht Shqipëria i bashkohet Organizatës Botërore të Tregtisë.

Tregtia e jashtme është liberalizuar që në vitin 1990 dhe ndjek standardet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Tregtisë.

Prej 20 vjetësh ajo aplikon regjimin e OBT-së mbi procedurën e licencimit të importit.

Si rezultat i liberalizimit të tregut dhe procesit të vazhdueshëm të përafrimit të kuadrit rregullator doganor me standardet e sistemit të BE-së, importi dhe eksporti i mallrave, si rregull i përgjithshëm, nuk varen nga ndonjë autorizim i veçantë.

Marrëveshjet bilaterale ose multiraterale në të cilat Shqipëria është palë, mund të vendosin kuota, ose kërkesa kontrollesh. Gjithashtu, nevoja për pajisje me licencë ekziston në rastin e disa mallrave specifikë me qarkullim të kufizuar brenda vendit siç janë mallrat ushtarake dhe strategjike, materialet radioaktive dhe substancat psikotrope, ilaçet, etj.

Shqipëria është angazhuar të liberalizojë regjimin e saj tarifor duke zbatuar një proces të uljes së tarifave,- zbatojë të gjitha angazhimet që rrjedhin nga marrëveshjet mbi Barrierat Teknike në Tregti (TBT) dhe Standardet Sanitare dhe Fitosanitare (SPS); Kodi Doganor Shqiptar thekson se vlerësimi doganor do të bëhet në përputhje me kërkesat e OBT-së; Shqipëria është një anëtar i OBPI (Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale) që nga viti 1992 dhe ajo ka njohur disa marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.

Shqipëria është angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes TRIPS dhe gjithë legjislacionin për të drejtat e autorit. Shqipëria ka nënshkruar edhe memorandumin përkatës në lidhje me Regjimin e Pronësisë Intelektuale.

Eksporti i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë takse të veçantë eksporti, tarife apo barriere tjetër. Gjithashtu, importi i mallrave nuk i nënshtrohet ndonjë detyrimi taksor importi përveç se detyrimit doganor. Importi i mallrave është subjekt i TVSH dhe disa produkte si duhani, pijet alkoolike dhe lëndët djegëse janë subjekt akcize. /KP/

Postime të ngjashme

Rama: Ilir Meta kandidat zyrtar i LSI në Vlorë

Lea Muslija

Procedimi penal i kreut të LSI në Pukë, reagon Partia: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar

Lea Muslija

Ndahet nga jeta kreu i Shoqatës Patriotike ‘Çamëria’, babai i aktivistit të njohur

Lea Muslija

Presidenti Meta, letër institucioneve për zgjedhjet e 25 prillit: Të shmangen fenomenet negative

S.B.

Porti i Ri Turistik i Sarandës, Rama publikon videon: Deri në fund të mandatit të tretë një tjetër nivel turizmi

S.B.

“Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar”, Manastirliu publikon videon: Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...