Agjencia Zhurnal.mk

Mbushen kapacitetet e spitaleve, situata po menaxhohet

Shkup, 10 tetor – Të sëmurët me COVID-19 me ritëm të shpejtuar po mbushin kapacitetet e të gjitha reparteve infektive në vend, me përjashtim të kryeqytetit. Dje nuk kishte vende të lira në repartet infective në Kumanovë, Strumicë, Veles dhe pacientët ng këto qytete janë dërguar në Shkup, njofton ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Megjithate ai siguron se situata e spitaleve është e menaxhueshme.

“Në klinikën infektive ka dhjetë vende të lira dhe po përgatisim spitalin mobil me qëllim që të ulet presioni drejt spitalit ‘8 Shtatori’, që të mund pacientë të tjerë të marrin shërbimet shëndetësore atje. Ky është plani për momentin. Spitalet mund të menaxhohen kemi shtretër të lirë në Shkup, në klinikën infektive, megjthatë qëllimi është që këtë trend në rritje ta ngadalësojmë.”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Masat kufizuese, Fillipçe: Nëse respektohen do të ketë rezultate

Ndërkohë në Kilinikën Infektive një infektologe veçmë ka dhënë dorëheqje dhe do të punojë në spital privat. Dorëheqje ka paralajmëruar edhe udhëheqësja me klinikën e sëmundjeve infektive në spitalin ‘8 Shtatori’. Mjekët janë të stërlodhur, thotë minisri Filipçe. Të martën në seancë qeveritare do të flitet për restrikcionet e reja.

“Të vetëdijshëm se periudhën që vijon mund të ketë grumbullime familjare me numër të madh të njerëzve të cilët mund të krijojnë mini kllaster, është logjike që ti ndalojmë. I’a lëmë juristëve se në çfarë forme do të bëhet kontrolli. Për mbajtjen e maskave në hapësira të hapura, disa publikime bëjmë me dije se ajri I ndotur me grimcat PM10 ndihmojnë në bartjen e virusit në dsitancë më të largët. Hapi I rradhës është karantinë e plotë, edhe pse jemi larg kësaj mase, por ngadalë po I shterim mundësitë.”, tha Filipçe.

Me përshkallëzim të krizës shëndetësore, Fillipçe s’përjashton mundësinë që në disa komuna apo në mbarë territorin të ndërhyhet edhe në transportin publik dhe shkurtimin e punës së objekteve hotelierike dhe kompanive. Nga mbyllja s’do kursehen as shkollat dhe kopshtet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...