Agjencia Zhurnal.mk

Mbushësi i ri nga Samsung dezinfekton celularin tuaj

Samsung ka njoftuar një mbushës të ri pa tel që do të jetë gjithashtu një vend dezinfektimi.

Samsung lëshon një mbushës 10W i cili gjithashtu dezinfekton telefonin tuaj të mençur gjatë procesit të mbushjes, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ndodh me dritën UV-C, e cila mund të vrasë 99 për qind të baktereve dhe mikrobeve.

Mbushësi do të jetë i disponueshëm globalisht. Mund të gjendet në faqen e internetit në Gjermani për 58,38 euro. Përveç telefonave të mençur, mund të vendosni edhe kufje Bluetooth ose sende të tjera që të dezinfektohen në pajisje.

Në përgjithësi, drita UV u testua si një zgjidhje efektive kundër një numri të madh të viruseve.

Sipas një artikulli të botuar në gazetën prozesstechnik.industrie.de, SARS i shkaktuar nga coronavirusi (SARS-CoV) eliminohet nga ekspozimi ndaj dritës UV në intervalin 254 nm. Sidoqoftë, ende nuk është hulumtuar sa duhet nëse funksionon kundër të gjitha viruseve dhe mutacioneve të coronës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!