Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Mbyllen dy kafene në Gostivar që punonin pas orës 18

Nëpunësit policor të Njësisë për punë të brenshme në Gostivar dje rreth orës 22.15 e kanë arrestuar 45 vjeçarin Sh.Sh. nga Çegrani, sepse objekti i tij hotelierik në këtë fshat të Gostivarit  ka qenë i hapur pas orës 18 dhe në të qëndronin mysafirë.

Ai është mbajtur në stacionin policer të Gostivarit, ndërsa objekti është mbyllur nga Inspektorati shtetëror i tregut.

Gjithashtu dje (27.12.2020) në orën 19.45, nëpunësit policorë nga policia e Gostivarit e kanë arrestuar D.Z.(65) nga Gostivari, sepse në objektin e tij hotelierik (çajtore) në rrugën “Pavle Avramovski”, gjendeshin disa persona dhe konsumonin pije.

D.Z. është mbajtur në stacionin policor të Gostivarit dhe kundër tij do të vijojë parashtresë, derisa objekti është mbyllur për një kohë nga Inspektorati shtetëror i tregut.    

Postime të ngjashme

Arrestohen gjashtë persona nga Prilepi të kërkuar me fletarrest

D J

Aksident i rëndë në minierën e Bulqizës/ Humb jetën minatori 49-vjeçar, baba i tre vajzave

S.B.

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

S.B.

Traktoristi doli nga rruga, humbi jetën në vendin e aksidentit

S.B.

Biçiklisti lëndohet rëndë pasi që e goditi një këmbësor

S.B.

Mosmarrëveshje në trafik, përleshen dy persona nga Gjostivari

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...