Ceremonia e mbylljes së Lojërave të 19-ta Aziatike u zhvillua të dielën në qytetin Hangzhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.
Kina fitoi gjithsej 201 medalje ari dhe duke u radhitur në vendin e parë të listës së medaljeve, e ndjekur nga Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Uzbekistani.
Kjo është hera e tretë që Kina organizon Lojërat Aziatike, pas atyre të Pekinit në vitin 1990 dhe të Guangzhou-t më 2010. Edicioni i këtij viti ishte më i madhi në histori, me pjesëmarrjen e gati 12 500 sportistëve nga 45 vende e rajone, të cilët konkurruan për 481 medalje të arta në 40 disiplina.
Lojërat e 20-ta Aziatike do të zhvillohen në Aichi-Nagoya të Japonisë në vitin 2026.