Shkup, 1 nëntor – Gjatë 24 orëve të kaluara nëpunësit policorë nga SPB Shkup dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut gjatë kryerjes së kontrolleve lidhur me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi kanë konstatuar se dy objekte hotelierike, një në Gazi Babë dhe një në Aerodrom, nuk e kanë respektuar orarin e punës në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektuese dhe Vendimin e Qeverisë për masa për parandalimin e përhapjes së Kovid-19 dhe në to janë hasur më shumë persona.
“Nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit objektet hotelierike janë zbrazur dhe janë mbyllur dhe do të shtrohen parashtresa përkatëse për mosrespektimin e vendimeve t Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me Kovid-19”, informojnë nga MPB.
Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, vazhdon me kontrollet e përforcuara lidhur me respektimin e masave për mbrojtjen e koronavirusit, qëndron në kumtesë.